E Diel, 1 Nëntor 2026

Tomasova: Të vendosen balancat në KQZ, palët përgjegjëse për zgjedhjet

KORCE-Ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Bronislava Tomasova ka apeluar nga Korça në drejtim të partive politike, për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar në KQZ. Sipas Tomasovës, zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë dhe palët duhet t’a garantojnë këtë

“Situata aktuale në KQZ, nuk është e dëshirueshme. Komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër gjithçka dhe siç është deklaruar edhe në raportin nga KE, që zgjedhjet e qershorit janë test i rëndësishme për funksionimin demokratik të institucioneve. KQZ duhet të funksionojë si një institucion i pavarur, duke garantuar zgjedhje të lira e te ndershme në mënyrë që vota e çdo qytetari të respektohet. KZQ, duhet të ketë, sipas kodit 7 anëtare dhe palët në KQZ duhet të balancohen. Partitë politike nuk duhet të moderojnë vetëm dialogun mes tyre, por edhe bashkëpunimin, pasi kjo është e vetmja mënyrë sesi funksion demokracia. Nuk duhet të ketë armiqësi mes partive qeverisëse dhe opozitës, por bashkëpunim pasi secila prej tyre ka rolin e saj vendimtare. Palët kanë përgjegjësinë për të siguruara zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme dhe kjo po ndiqet me vëmendje dhe shpresoj që Shqipëria do të provojë funksionimin e demokracisë”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tomasova: Të vendosen balancat në KQZ, palët përgjegjëse për zgjedhjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›