E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet një prej bosëve të 'Ndrageta'-s

ROMË- Domenico Trimboli, 58 vjeç, bosi i mafjes kalabreze ''Ndrangeta'' të trafikut të drogës mes Kolumbisë dhe Evropës u arrestua sot, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Domenico Trimboli, i lindur në Buenos Aires, ishte në listën e Ministrisë së Brendshme për të shumëkërkuarit e më të rrezikshmit e bosëve të 'Ndrangeta'-s në arrati.

''Ai do të përballet me një dënim prej 12 vitesh burg për trafik droge'', deklaruan autoritetet italiane.

''Ndrangeta'' është mafja më e pasur në Itali sepse kontrollon trafikun e drogës dhe tregtinë e kokainës në Evropë.

Mjafia është e shtrirë nga baza e saj në Kalabri për të investuar paratë e përfituara nga droga në rajonet e pasura veriore të Italisë dhe po ashtu në Evropë, Kanada dhe Australi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›