Superliga, Skënderbeu kampion për të tretën herë radhazi
KORCE-“1933…..2011, 2012, 2013, To be continue”. Me këtë parrullë të tifozëve korcarë, që spikaste mes koreografisë së mirëorganizuar kuqebardhë, ka nisur e bitisur ndeshja hapëse e javës së 24-t të Superiores, mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Ndeshje e cila ka përfunduar me fitoren 2-0 të vendësve, por ka përmbyllur njëkohësisht edhe matematikisht e zyrtarisht cështjen “titull”. Ky trofe, më i rëndësishmi në futbollin kombëtar shqiptar, mbetet në Korcë për të tretin sezon radhazi.
Vetëm një pikë i duhej skuadrës së Mirel Josës për t’u rikonfirmuar kampion i Shqipërisë, por juglindorët nuk i kanë falur krutanët, duke i bërë në njëfarë mënyre “kurban” të festës së tyre. Goli i Ditmar Bicit, shënuar afër fundit të pjesës së parë me kokë, pas një goditjeje nga këndi, i ka zhbllokuar korcarët, pastaj ka menduar Sabien Lilaj për të “vulosur” gjithcka në minutën e 58-të dhe për ta ndezur atmosferën në stadium, e cila më tej ka vijuar dhe është përhapur në tërë qytetin juglindor, që jeton me futbollin. Skënderbeu e ka dominuar lojën dhe kanë qenë në mënyrë persistente ngulmues në portën e Osmanit, por sulmuesit dhe mesfushorët e krahut nuk kanë arritur të jenë dhe aq efektivë në rastet e krijuara. Nëse Plaku, S.Lilaj, Caushajt e të tjerë do ta kishin shënjestrën më të kolauduar, epërsia e kuqebardhëve mund të kishte qenë edhe më e thellë. Megjithatë, fitorja ishte bindëse, objektivi madhor u arrit.
Përvec marrjes së tri pikëve, Skënderbeu rikonfirmohet për të tretin sezon radhazi kiampion i vendit, duke pasur tashmë katër trofe të tillë në palmaresin e vet, duke llogaritur edhe atë të vitit 1933. Një sukses mëse i merituar i juglindorëve, me president Ardian Takaj dhe trajner Mirel Josa, në gjirin e të cilëve luajnë shumë prej lojtarëve më të mirë të kampionatit tonë. Po ashtu, “notën dhjetë” meriton tifozëria korçare, më e shumta në numër në stadiumin e vet, por që nuk ka munguar ta përkrahë skuadrën e zemrës edhe në transferta. Dy javët e mbetura të kampionatit për kampionët e rikonfirmuar të Shqipërisë do të luhen tashmë sa për statistikë, sepse misioni u krye. Fazë e parë e shkëlqyer për korçarët, faza e dytë me pak oshilacione, por gjithsesi titulli nuk u vu në diskutim në asnjë moment, ishte plotësisht i merituar. 17 fitore, 4 barazime dhe tri humbje në 24 javë kampionat, me golaverazhin tejet pozitiv 39:10, apo përkthyer ndryshe në 55 pikë, tregojnë forcën reale të këtij Skënderbeu në krahasim me rivalët e tjerë në Superiore. Forcë të cilën duhet ta dëshmojë tashmë edhe tej kufijve, në angazhimet e veta europiane. Ky është misioni i radhës për kampionët e rinj dhe të vjetër tanët, që kanë kohë të mendojnë e përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, si përfaqësues të Shqipërisë tashmë, jo vetëm të një qyteti, Korcës së serenatave, apo siç njihet ndryshe “Parisit të vogël”.
(d.b/Panorama/BalkanWeb)