Tomisllav Merçep, akuzohet për krime lufte
Kroacia ka ngritur aktakuzë kundër ish-zyrtarit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tomisllav Merçep, për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve serbë në vitin 1991.
Bëhet fjalë për vrasjen e 43 civilëve nga ana e njësise që komandonte ai, si dhe zhdukjen e tre personave nga zonat e Zagrebit, Kutinit dhe Pakracit.
Trajtimi i paanshëm i krimeve të luftës është kusht i rëndësishëm për Kroacinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.