Prindërit, kundër zhvendojes së fëmijëve
Pas mbylljes së shkollës "Servete Maci", një tjetër shkollë 9 -vjecare është mbyllur në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën "Konferenca e Pezës". Nxënësit e kësaj shkolle do të shkojnë të zhvillojnë mësim pranë shkollave "Pjetër Budi" dhe "Dora Distria", ndërkohë që ambjentet e shkollës “Konferenca e Pezës” do të lihen të lira për gjimnazistët e “Sami Frashërit”. Kjo zhvendosje nga të dhënat që kemi nga Ministria e Arsimit kryhen për shkak të numrit të madh të nxënësve që ka shkolla “Sami Frashëri”.
Prindërit e nxënësve u njoftuan për këtë fakt nëpërmjet një mbledhjeje me prindër të mbajtur enkas, që u zhvillua të enjten në ambjentet e shkollës. Prindërit kanë firmosur dhe një peticion në të cilën kundërshtojnë këtë vendim.
Ata u shprehën për mikrofonin e “Ora News” se do ti shkojnë deri në fund këtij problemi, derisa të marrin zgjidhje nga ana e Ministrisë për moszhvendosjen e fëmijëve të tyre nga kjo shkollë.