Retro/Histori: 11 shtator 1885 D.H. Lawrence
David Herbert Richards Lawrence novelist, poet, skenarist, eseist, kritik letrar dhe piktor anglez u lind më 11 shtator 1885. Punët e tij përfaqësojnë një refleksion të zgjatur mbi efektet dehumanizuese të modernitetit dhe industrializmit. Në to Lawrence përballet me cështje që kanë të bëjnë me shëndetin emocional dhe vitalitetin, spontanitetin dhe instiktin. Opinionet e Lawrence i bënë shumë armiq dhe ai u përball me persekutimin zyrtar, censurën dhe shtrembërimin e punës së tij krijuese përgjatë gjysmës së dytë të jetës shumicën e së cilës e kaloi në azil vullnetar të cilin e quajti “pelegrinazhi im egërshan”. Në kohën e vdekjes reputacioni i tij publik ishte ai i një pornografisti që kishte cuar dëm talentin e konsiderueshëm. E.M. Foster në obituarin e tij e sfidoi këtë pikëpamje popullore rreth tij duke e përshkruar atë si “romacierin më me imagjinatë të brezit tonë”. Më vonë kritiku me influencë F.R. Leavis mbrojti, si integritetin e tij artistik ashtu dhe seriozitetin moral duke e vendosur shumicën e letërsisë së Lawrence brenda “traditës së shkëlqyer” kanonike të romanit anglez.