E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen sekretet e virusit HIV

Zbulohen sekrete të reja për virusin HIV. Për herë të parë është tërhequr harta gjenetike e SIDA-s, operacion që bën të mundur një hap përpara dhe deciziv për njohjen e mëtejshme të sëmundjes dhe mekanizmave me anë të të cilave virusi vdekjeprurës sulmon trupin njerëzor. Studimi, i publikuar në revistën shkencore "Natyra", është realizuar nga një gruop kërkimi i koordinuar nga Kevin Uiks, i Universitetit të Karolinës së Veriut në SHBA.
Praktikisht, shkencëtarët amerikanë kanë dekodifikuar strukturën e gjenomit të brendshëm të virusit, dhe sipas ekspertëve, ky operacion do të hapë rrugën për arritje të rëndësishmenë zhvillimin e medikamenteve të reja anti-virale.
Virusi i AIDS-it i magazinon informacionet e tij gjenetike në ARN dhe jo vetëm në AND. Duke dëshifruar sekretet e kodit gjenetik, ka qenë pikërisht ARN-ja e virusit HIV, që ka kompletuar zbulimin e studiuesve.
Revista shkencore "Natyra" shpjegon se është përdorur një teknologji analizash të ARN-së që quhet Shape, për të dekodifikuar të gjitha vecantitë e strukturës së gjenomit të virusit në nivelin e një nukleotidi të vetëm. Dhe kështu është zbuluar se kompozimi i nukleotideve ndikon në prodhimin e proteinave, por edhe që strukturat e ARN-së ndikojnë shumë kalime të ciklit të infektimit me virusin HIV.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›