Toni: Mund ta mposhtim Milanin
Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, nuk dyshon se ekipi i tij mund të mposhtë liderët e Serie A, Milanin, ndërsa beson se një fitore në derbi do t`ia kthente Zonjës së Vjetër gjërat për së mbari.
“Unë jam rritur në Emilia, aty ku shtrihet dhe Juventusi. Në shtëpinë time, ekzistonte vetëm një fanellë ajo e Bardhezinjve. Të fitoj këtu tituj është më së miri. Kur të fitoj këtu, unë do ta përfundoj karrierën”.
“Milani për momentin është shumë ekip i fortë, por ne mund t`i mposhtim. Ne do të japim 110 përqindëshin ndaj tyre”, deklaroi Toni.