E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Arsenali, nuk shënon dot gol kundër Sunderlandit

Arsenali është ndalur nga Sunderlandi në një barazim pa gola në sfidën e zhvilluar në Emirates të Londrës.

Ndeshja ishte tejet dinamike që nga fillimi, me Arsenalin që kërkoi tre pikët për të vazhduar luftën me Manchester Unitedin për titull të kampionit të Anglisë.

Arsenali nuk shfrytëzoi rastet dhe pavarësisht presionit në minutat përfundimtare, Topçinjtë nuk ia arritën dot që të realizojnë.

Me këtë barazim Arsenali e sheh veten në pozitën e dytë në tabelën e Premier Ligës, me tre pikë më pak se lideri Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›