E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni-Xhilardino, Lipi në dilemë për sulmin

 

Italia është nisur me shumë besim për ndeshjen ndaj Bullgarisë të shtunën në mbrëmje, teksa trajneri Marçelo Lipi është shprehur i kënaqur për mënyrën sesi ka punuar skuadra gjatë javës. Dyshimi i vetëm për teknikun e të kaltërve lidhet me sulmin, nëse do të luajë nga minuta e parë me Xhilardinon apo me Tonin. Duket se sulmuesi i Bajernit mbetet i favorizuar edhe për këtë rol. "Një futbollist që nuk po shkëlqen në klub nuk është domosdoshmërisht jashtë forme", ka deklaruar Lipi. E reja e kësaj Italie lidhet me sulmuesin e ri të Udinezes, Pepe, i cili pritet të jetë nga minuta e parë në Sofje. "Më pëlqen shumë. Mbulon dhe sulmon shumë nga krahët. Veç kësaj, luan edhe një futboll cilësor. Bullgaria? Petrov është i dëmtuar, por them se do luajë", tha Lipi.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›