E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni gati të lërë Bajernin në janar

Vetë Toni e di që grumbullimi me ekipin kombëtar për Kupën e Botës 2010 është në rrezik dhe i dërgon një mesazh trajnerit të Bajernit, Luis van Gal. Hollandezi e largoi sulmuesin drejt kategorisë së tretë, për të luajtur me skuadrën e dytë të Bajernit të Mynihut.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar, por nëse e ndiej se tek unë nuk ka më besim, jam gati të ulem në tryezë për të gjetur një zgjidhje”, pohoi 32-vjeçari në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.

Ai shtoi se ka kaluar një kohë e gjatë që prej dëmtimit dhe tani ndihet gati për të luajtur si në vitin e parë me Bajernin. “Të jem në tribunë më bën të vuaj. E vetmja gjë që dua është të zbres në fushë dhe t’u tregoj edhe një herë njerëzve se jam këtu”, përfundoi Luka Toni.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›