Aplikimi i Shqipërisë, Suedia në axhendë kërkesën
Axhenda parasheh se nëse vendet anëtare bien dakord paraprakisht për t'i dhënë mandat Komisionit që të nisë përgatitjen e opinionit mbi kandidaturën e Shqipërisë, ky vendim do të bëhej publik me 9 tetor, si pikë A, pa diskutime, në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Transporteve.
Megjithatë, diskutimi mund të shtyhet, pasi Holanda, një nga vendet me më shumë kritika dhe Gjermania kanë kërkuar që të pritet raport-progresi nga Komisioni, i cili do të publikohet më 14 tetor të këtij muaji. Shqipëria aplikoi për statusin kandidat më 28 prill 2009 në Pragë, por që prej asaj kohe kërkesa e vendit tonë nuk është shqyrtuar, duke e zvarritur, gjë që nuk ka ndodhur me vendet e tjera të rajonit.
Fillimisht, u desh që të priteshin zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe standardet që ato do të plotësonin si dhe më pas zgjedhjet në Gjermani, pasi votuesit gjermanë mund të ishin skeptik për zgjerimin e unionit.