Elbasan, pranga të kërkuarit për vrasje
Në bazët të informacionit të marrë, në rrugë operative, në lidhje me vendodhjen e shtetasit Osman Krasniqi, sot në mesditë është finalizuar me sukses operacioni i koduar “I arratisuri”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka denuar këtë shtetas me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkepunim, dy here” “Mbatje pa leje të armeve luftarake dhe te municionit”. Mësohet se një vrasje ky shtetas e ka krye në vitin 2001, në lagjen “ Skënderbej” të qytetit të Elbasanit, ku shkak ka qenë një sherr për motive të dobëta mes tij dhe viktimës.
Nga ana e policisë pas një pune 2-javore, është diktuar se ky person lëvizte me mjetin e tij tip Benz me targa EL 2587 B, në aksin rrugor Elbasan - Tirane.Menjëherë është ngritur një postobllok policie dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, është bërë i mundur kapja e tij.