E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tony Blair: Kosovaka shënuar progrestë madh

PRISHTINë- Gjatë një konference për shtyp që pati pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, ish-kryeministri britanik Tony Blair tha se Kosova ka shënuar një progres të madh për 11 vjet. Ai theksoi se ndihet tepër mirë që e gjen Kosovën në një përparim brenda kësaj kohe që është çliruar.
Ndërkohë i pyetur nëse ia ka vlejtur ajo që ka bërë për Kosovën, Blair tha se do të ishte e tmerrshme nëse nuk do të reagohej kundër një tendence për spastrim etnik në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se Tony Blair dhe Bill Clinton janë pishtarë të lirisë së Kosovës . Ai e ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për gjithë atë që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

çdo ide dhe çdo angazhim që vjen nga Tony Blair për Kosovën do te jetë i pranueshëm për shtetin tonë- ka thënë Thaçi.

Ora: 18:18- Ish-kryeministri britanik Blair mbërrin në Prishtinë
Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, mbërriti te enjten pasdite në Prishtinë, ku u prit nga Kryeministri Hashim Thaçi me nderimet më të larta shtetërore, interpretimin e himneve shtetërore të të dy vendeve dhe Gardën Ceremoniale të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Pas takimit me Kryeministrin Thaçi, Blair sonte do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili do t’i dorëzojë Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e ka dekoruar Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, më 12 qershor 2004, në Ditën e Lirisë, në pesëvjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Medalja e Artë e Lirisë u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontributin e lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës.

Nesër ish-Kryeministri Blair do t'i drejtohet me një fjalë përshëndetëse Kuvendit të Republikës së Kosovës në një seancë solemne dhe do të takohet me qytetarë tek Teatri Kombëtar në Prishtinë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›