E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një qendër tregtare në Katar, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona, përfshirë 13 fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një qendër tregtare në Doha të Katarit, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Tymi ka dalë nga qendra, e cila më pas është evakuar. Autoambulancat dhe makinat e policisë kanë bllokuar hyrjen e kompleksit, ndërkaq se nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit

Villagio Mall, që është hapur në vitin 2006, është një kompleks tregtar me motive italiane, ku përfshihet një hotel, park dhe një kanal në të cilin lundrojnë gondolat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›