E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Channel hap kutite e krizes

Kutite me fletet e votimit qe jane kthyer ne nyjen e krizes politike dhe te mosmarreveshjeve mes mazhorances dhe opozites per hetimin e zgjedhjeve ndoshta jetojne ditet e fundit te tyre.

Per te hyre ne depot e shtetit ne Lunder ku Komisioni Qendror i zgjedhjeve ruan materialet e veta zgjedhore duhet autorizim.

KQZ qe duket tejet e interesuar per nje operacion te fundit transparence ne lidhje me gjendjen e kutive ka firmosur autorizimet. Pervec sherbimit normal te sigurise kapanonet e KQZ ruhen edhe me polici private. Dyert jane te vulosura me kode sigurie dhe hapen me proces-verbal. Po me proces-verbal do te vulosen serish. Kutite jane rreth 10 mije. Jane po ato kuti qe kemi pare diten e zgjedhjeve te mbushura me flete votimi dhe materiale te tjera zgjedhore apo ndihmese si proces-verbale vula kode sigurie flamuj kombetare deri spango dhe qirinj.

Ajo qe i ka bere te vecanta keto kuti eshte debati qe rrethoi te verteten qe ato ndryjne brenda. Opozita mendon se e verteta eshte ndryshe nga ajo qe ka certifikuar KQZ dhe Kolegji zgjedhor. Opozita mendon se po te hapeshin keto kuti do te dilte ne shesh nje manipulim i madh. Opozita dhe mazhoranca rane dakort ne parim per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore nga nje hetim parlamentar por vazhdojne te mbeten te ndara per menyren sesi mund te hapen kutite me fletet e votimit. Per kete debatet kane qene te shumta.

Ne prag te mbledhjes se KQZ-se per fatin e kutive propozimet konkrete per hapjen e tyre duken te tejkaluara nga aktualiteti. Projektvendimi i KQZ per mbedhjen e se premtes ka parashikuar nje buxhet te posacem per nafte dhe benzine per asgjesimin e fleteve. Ashtu sic ka pohuar ne nje interviste te fundit per Top Channel kryetari i KQZ Arben Ristani thote se me dekretimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme nga Presidenti i Republikes ai nuk mund te marre persiper te rrezikoje zgjedhjet e ardhshme.

Per pergatitjen e tyre duhet hartuar buxheti dhe per kete duhen boshatisur kutite. Procesi do te kerkoje sipas KQZ 7 muaj kohe. Duket se me kete zoti Ristani do te shkarkoje nga vetja nje pergjegjesi qe per te dhe institucioni qe ai drejton eshte vetem ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›