E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kunder ligjit per investimet e huaja

Partia Socialiste i ka kerkuar serish shumices te terhiqet nga miratimi i ligjit per mbrojtjen e investimeve te huaja i cili sipas deputetit Damian Gjiknuri eshte antikushtetues dhe diskriminon biznesin vendas.UPDATE

Sipas Gjiknurit ky ligj sanksionon shpronesimin per interesa private dhe jo publike pasi prona mund te shpronesohet ne favor te investitorit te huaj e ne te njejten kohe sipas tij ai i heq cdo mundesi ligjore shtetasit shqiptar per te mbrojtur pronen e tij perpara gjykates pasi ne cdo rast ajo i kalon biznesit te huaj.

Ligji i cili miratohet me shumice te thjeshte nderhyn ne procedurat gjyqesore duke ndaluar gjykaten te perdore mjetet e saj ligjore per nje gjykim te drejte mjete keto qe sanksionohen nga nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar. Ligji sanksionon qe edhe vendimi per dhenien e statusit special nje investitori te huaj merret nga qeveria jo per kedo dhe ne menyre te fshehte duke ja lene kete ne cmim te interesave subjektive. Ligji nuk gjen asnje model te ngjashem per nje shtet modern duke demonstruar qarte qe politikat shteterore ne kete vend po i ngjajne gjithnje e me shume nje sulltanati se sa nje vendi qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Evropian tha Gjiknuri..

Sipas socialisteve ky ligj po behet per ti krijuar mundesi klienteve te kryeministrit per te grabitur toka ne rivieren e jugut ne Gjirin e Lalzit ne Hamallaj e zona te tjera turistike.

Ne i bejme thirrje mazhorances te heqe dore nga kjo iniciative ne te kunder ka gjasa qe ky ligj te nxise konflikte te forta civile pasi pronaret dhe qytetaret shqiptar nuk mund te pranojne te perdhunohen ne te drejtat e tyre me elementare dhe do te behen barrikade njerezore ndaj cdo tentative per grabitjen e pronave nga shteti per tja kaluar klienteve te qeverise te cilet kesaj radhe do te fshihen nen petkun e investitorit te huaj tha Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›