E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Politika, një marrëdhënie e re mes qytetareve

Vazhdon Dialogu me Shqipërinë për bujqësinë! nga PS. Kësaj here Rama është ndalur në takimin me banorë të fshatrave të Fierit e Lushnjes, ku ka deklaruar se politika duhet të jetë një marrëdhënie e re mes qytetarëve dhe politikbërësve. 

FIER/LUSHNJE- Kryetari i Partisë Socialiste ka udhëtuar në kuadër të “Dialogut me Shqipërinë për bujqësinë” në fshatrat e Fierit dhe të Lushnjes. Rama është ndalur për të bashkëbiseduar me banorë të fshatrave Kuman, Darzezë dhe Krutje. Kryetari socialistë ka dëgjuar me vëmendje të gjithë problematikën e këtyre bujqve dhe fermerëve, të cilët kanë vënë theksin në mekanikën bujqësore të munguar ose me çmime mjaft të larta të papërballueshme. Rama gjatë këtyre bashkëbisedimeve është ndalur tek fakti se politika duhet të jetë një marrëdhënie e re mes qytetarëve dhe politikbërjes. Duke trajtuar në vazhdimësi problemet e tyre.
Rama është shprehur se në këtë fazë të “Dialogut me Shqipërinë”, Partia Socialiste është ende duke kërkuar dhe gjetur zgjidhje për të gjithë problematikën e punës me tokën në bujqësi mes njerëzve.
Bujqësia dhe zhvillimi rural ka premtuar Rama do të jetë një ndër çështiet ku Partia Socialiste do ta konsiderojë si një prioritet themelorë të programit të ri të socialistëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›