E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Fest 2010, Eneida Tarifa rrëmben çmimin e madh

Tiranë, 24 Maj, NOA /Milena Selimi - Vetëm pak minuta pas mesnatës së datës 23 maj, është mbyllur edicioni i shtatë i Top Fest 2010, festivali i vetëm i muzikës moderne shqiptare, me pjesëmarrjen e këngëtarëve, grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Në një atmosferë të nxehtë dhe plot ovacione, drejtuesit e spektaklit, Arbana Osmani dhe Ledion Liço kanë përcjellë për katër orë rresht emocione të një spektakli të bukur, cilësuar edhe si më i miri në këta vite.

Në rolin e presidentit të jurisë, Alban Dudushi ka shpallur fituesin e Çmimit të Madh, këngëtaren Eneida Tarifa me këngën Me veten, kompozuar nga Florian Mumajesi, e cila bëhet fituese e vleftës monetare prej 2 milion lekësh.

Për herë të parë, në këtë event muzikor Çmimi i Madh kombinohet në një vlerësim mes votimit nëpërmjet internetit dhe jurisë profesioniste.

Spektakli i natës finale nisi në orën 20.30 në Pallatin e Kongreseve, ku të gjithë pjesëmarrësit në këtë natë kënduan live, për herë të parë në historinë e këtij festivali.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, prezantuesit dhe personalitetet që ndanë çmimet në skenë sollën ritëm dhe dinamizëm këtij spektakli, i cili duhet theksuar se organizuar nga TopMedia mbetet një nga spektaklet më të ndjekura në eventet muzikore shqiptare.

Në një publik tepër miqësor, i cili këndonte së bashku me këngëtarët në skenë u ndanë edhe shumë çmime të tjera si:

Artistja më e mirë femër, fituar nga Besa Kokëdhima, Këngëtari më i mirë mashkull, i cili shkoi për këngëtarin Valon Shehu, Interpretuesi më i mirë për këngëtaren Mariza Ikonomi, e cila në momentin e marrjes së çmimit u shpreh se Edhe pse ky trofe është i 13-ti për mua, mbetet e rëndësishme që ndodhem këtu në këtë sallë dhe me këtë publik. Çmimin si artisti i ri më i mirë e fitoi grupi XXL nga Kosova, ndërsa NRG-Band fitoi çmimin nga Top Albania Radio.

Një çmim si këngëtari më i mirë i muzikës pop&rock i shkoi Kamela Islamit, ndërsa grupi Troja fitoi çmimin si grupi më i mirë.

U nderua edhe Noisy me çmimin e internetit, si këngëtari më i votuar.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në regjinë e Ergus Lubonjës, në një skenografi të gjallë dhe dinamike, realizuar nga skenografi Fatmir Minga, në një prezantim që i thyen kornizat e një skene tradicionale, në një pjesëmarrje të gjerë të këngëtarëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë trojeve tona, në një publik të jashtëzakonshëm në sallë, Alban Dudushi në momentin e ndarjes së çmimit nuk harroi të kujtojë Presidentin e TopMedia-s, Dritan Hoxhën duke u shprehur se Ëndrra vazhdon.

m.s/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›