Top Media Eumlndrra Vazhdon

Kur Dritan Hoxha u nda nga jeta 3 vjet më parë, ai la pas shumë ide, të parealizuara. Shënimet e tij me shkrim dore u shndërruan, sot për nesër, në një testament profesional për bashkëpunëtorët e tij.
Bizneset e tij përfshinin, ndër të tjera, një televizion kombëtar, 3 radio, nga të cilat një kombëtare, një studio grafike dhe një platformë transmetimesh dixhitale tokësore dhe satelitore; e vetmja në fakt në Shqipëri në atë kohë dhe e vetmja sot për sot që ofron transmetime në High Definition.
Duke kaluar kështu nga fusha e interesit thjesht vetjak, në atë të publikut të gjerë, Dritan Hoxha u përpoq që nëpërmjet kompanisë së tij mediatike të sjellë në Shqipëri atë që ishte më e mira e momentit.
Por ai ishte i ndërgjegjshëm se investimet e tija në media do të coheshin përpara nga njerëzit, te të cilët ai përpiqej të injektonte pasionin e tij, pasion që shndërrohej në adrenalinë, që e conte përpara me një shpejtësi të pakapshme. Në fund, duke realizuar ëndrrën e tij, ai bëri të mundur që shumë gazetarë, kameramanë, regjisorë, artistë, muzikantë, aktorë, të realizonin edhe ata ëndrrat e tyre.
Më shumë se 3 vjet nga ndarja e parakohshme nga jeta e presidentit të ndjerë, Dritan Hoxha, Top Albania Radio dhe Top Channel janë në pararojë në transmetimet radio-televizive në Shqipëri.
Por ndodh sot, që drejtuesit të pyesin veten se cdo të bënte Tani më këtë apo atë gjë, në këta apo atë situatë? Hija e tij, frymëzuese, më shumë se autoritare, vijon të jetë e pranishme dhe mënyra e tij e të menduarit, pasioni i tij i të bërit të gjërave, pasuria e tij monetare, vijojnë të ushqejnë ëndrrën e tij, krijesën e tij "Top Media".
Duke respektuar një traditë, punonjësit e kompanisë dhe familjarët e Dritan Hoxhës, mblidhen cdo tetor, në një nga hotelet më shik të kryeqytetit, për të përkujtuar në një atmosferë festive datëlindjen e tij, por edhe për të mbajtur gjallë frymën e përkatësisë së një familje të madhe.
Sezoni i ri radio-televiziv është në fillimet e veta dhe grila e programacionit përmban programe të vjetra, por edhe plot sfida të reja. Kësaj here Top Channel ka zgjedhur të sjellë, pikërisht në ditën e lindjes së presidentit të ndjerë Dritan Hoxha, një dokumentar të vecantë, atë për jetën e gjigantit të letrave shqipe, Ismail Kadare, që vjen jo thjesht një produkt i ri televiziv, por si një amanet i përmbushur i atyre shënimeve të hedhura me dorë, diku, dikur, nga Tani i Topit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Një javë para afatit i shkruajnë gjykatës: Duam ndihmë
Historia e një krimi shtetëror
Mijëra persona në Times Square të Nju Jorkut
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë