E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video e Metes ekspertet skane mjete


Kur ka mbetur edhe një javë kohë nga afati njëmujor që Gjykata e Larte la në dispozicion të tre specialistëve shqiptarë për ekspertimin e videos Meta-Prifi, ata i janë drejtuar kësaj gjykate me një letër me anë të të cilës kërkohet ndihmë.

Mungesa e aparaturave të specializuara por edhe të licensuara si dhe i programeve të domosdoshme duket të jetë shkaku i postimit të letrës adresuar të njëjtës gjykatë që i përzgjodhi 3 ekspertët për riekspertimin e videos së verifikuar në fakt edhe nga amerikanët. Zërat të pakonfirmuar kanë folur më herët për pengesën që ju ka dalë ekspertëve nga mungesa e aparaturave të duhura për të kryer 18 detyrat e lëna nga gjykata.

Por, akoma Gjyqi i Metës“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve Videoja e tretë e Dritan Priftit “Meta”, Kolegji rrëzon veten më herët prokurori ngriti shqetësimin në sallën e gjykatës supreme kur këmbënguli që ata të përdornin programe kompjuterike të licensuara, të blera dhe të instaluara nga një subjekt i licensuar në mënyrë që të shmanget penalizimi ligjor i përdoruesve të tyre.

Nuk mund të flitet se çfarë qëndrimi do mbajë Gjykata e Lartë mbas kësaj letre megjithëse ajo që dihet pikësëpari është data e takimit të palëve në 24 tetor për të dëgjuar ekspertët Ardian Pollo, Ermal Zeqiri dhe Artur Rrahmani mbi ekspertizën e orës si dhe laptopit ku ndodhen materialet audiovizive të filmuara nga Dritan Prifti, ekspertizë kjo që më së pari ishte kryer nga amerikani Glen Bart dhe që u depozitua në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme, por që u konsiderua e pavlefshme për shkaqe më së shumti proceduriale. nderkohe ne nje interviste per Top Channel ambasadori amerikan deklaroi:

“Në rastin e videos Meta-Prifti, qeveria amerikane nuk dha ndihmë zyrtare dhe nuk mund të flas direkt për këtë çështje. Di vetëm që u kontaktuan disa firma amerikane”.

Cështja e ekspertimit të videos së realizuar nga Dritan Prifti dhe të bërë publike nëpërmjet Top Channel është edhe pika më e fortë e procesit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta. Nga ekspertimi saj do cerfitikohet sërish vërtetësia nga e cila varet edhe fati i vetë të akuzuarit nga ana e Priftit, Ilir Metës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Në një shkrim editorial që botohet të dielën në gazetat shqiptare, kryetari socialist Edi Rama i jep të drejtë Presidentit të Republikës në vendimin e tij për kthimin e ligjit që lejon importin e mbeturinave. Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur nga Shkodra deklaratave të Ministrisë së Mjedisit se, kthimi i projektligjit për mbeturinat është me karakter politik. Milo: Korrektim kombëtar
Partia Demokracia Sociale i bashkohet grupit të partive të vogla që janë kundër sistemit zgjedhor aktual. Profesor Paskal Milo, që ka votuar kundër në vitin 2008, thotë se koha i dha të drejtë.
Berisha: Rama, garanci për bllokim
Kryeministri Sali Berisha e ka shndërruar takimin me Forumin Rinor të Partisë Demokratike, në një takim nga ku ka kërkuar jo vetem përkushtimin e te rinjve për zhvillimin e vendit dhe për fushatën e ardhshme elektorale, por edhe në një podium, nga i cili bëri kritika të forta për kreun e opozites, Edi Rama. Berisha-Rama barazim, por Shqipëria humbje?!
Andrea Stefani - Ndërkombëtarët përsëri të shtypur nga pesha e papërballueshme e thënies së një të vërtete që ulërin.

Lajmet kryesore

Top Media, Ëndrra Vazhdon!
Tani e mbajti fjalën; Jeta e Kadaresë në dokumentar
Historia e një krimi shtetëror
Mijëra persona në Times Square të Nju Jorkut
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›