Vandalizohet ‘Mendimtari’
Një model i skulpturës së famshme të Auguste Rodin ‘The Thinker’ (Mendimtari) është vandalizuar në Buenos Aires.
Vepra në bronz, e cila është e treta prej 22 skulpturave nga modeli origjinal, është spërkatur me ngjyrë rozë, ndërsa flokët i janë spërkatur me ngjyrë të gjelbër dhe po ashtu i është vënë një tatuazh në krah.
Javën e kaluar zyrtarët qeveritarë filluan ta pastrojnë skulpturën, duke e shkulur ngjyrën me ujë.
Megjithatë, konservuesit e artit tani janë të shqetësuar se skulptura do të ketë pësuar më shumë dëmtim nga teknika agresive.
E konsideruar kryevepër e artit e fundshekullit të nëntëmbëdhjetë, ‘Mendimtari’ është vepra më e njohur e skulptorit francez.
Statuja origjinale në bronz dhe mermer është e ekspozuar në muzeun Rodin në Paris, derisa modele të tjera të kësaj skulpture mund të gjenden edhe në vende të tjera të botës, përfshirë Japoninë dhe Belgjikën.