Milan vjedh nje pike ne Camp Nou

Liga e Kampionëve ngriti siparin me supersfidën e grupit H, Barcelona-Milan të luajtur në Camp Nou. Superndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.
Kuqezinjtë shënuan që në sekondat e para të takimit me anë të Patos i cili falë shpejtësisë la pas mbrojtësit katalanas, kaloi topin pas shpinës së Valdes dhe bëri të heshtë Cam Nou.
Gradualisht pas këtij goli, Barcelona nis të vendosë diktatin në fushë por pa rrezikuar seriozisht portën e Milanit. Rasti më i mirë ishte një goditje e shtyllës së majtë të Abiatit nga Lionel Mesi pas një goditje dënimi. Por vetëm pak minuta më vonë, argjentinasi, kalon bukur mbrojtjen kuqezi, pason bukur për Pedron, i cili përballë portës e ka shumë të vështirë të gabojë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Fraksioni i dytë nis sërish me Barcelonën në fushë e cila ashtu si në cdo ndeshje tregon superioritetin e saj në qarkullimin e topit. Frutet e lojës merren vetëm 5 minuta nga nisja e kësaj pjese. David Villa shënon duke kaluar në avantazh Barcelonën.
Goli ka cliruar skuadrën e Guardiolës që vazhdon të qendrojë në sulm e të kërkojë golin e tretë, ndërsa Milani mbrohej duke tentuar daljet me kundërsulm. Atëherë kur pritej fërshëllima përfundimtare, një goditje këndi për kuqezinjtë gjen Tiago Silvën që shënon bukur me kokë duke barazuar gjithcka. Ndeshja mbyllet 2-2 dhe të dyja skuadrat ndajnë nga 1 pikë. Po në barazim, por 1-1 u mbyll edhe ndeshja mes Plzen dhe Bate Borisov.
Në grupin E dy gola në pjesën e dytë i dhanë fitoren 2-0 Celsit përballë Bajer Leverkusen. Sfida tjetër në këtë grup, ajo mes Genk dhe Valencias u mbyll në barazim pa gola.
Në grupin F, Dortmundi dhe Arsenal ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, ndërsa Marsejë fitoi në transfertë 0-1 me grekët e Olimpiakosit.
Porto dhe Apeol Nikosia fituan nga 2-1 përballë Zenitit dhe Shaktarit në 2 ndeshjet e grupit G.
Të mërkurën luhen ndeshjet për katër grupet e para të Ligës së Kampioneve, ku bien në sy dy ndeshjet e grupit A, Mancester Siti-Napoli dhe Vilareal-Bajern Mynih.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bajerni i Mynihut, Robben nuk rekuperohet
I predispozueshëm ndaj dëmtimeve. Kjo është një prej karakteristikave kryesore të Arjen Robben. Champions, Wenger: Reali dhe Barça favorite
Arsene Wenger mendon se ka një distancë mes dy skuadrave të mëdha spanjolle dhe pjesës tjetër të Evropës. UEFA hedh poshtë apelin e Sion
Sion mbetet jashtë Europa League. Lajmin e ka bërë të ditur organi i apelit të UEFA-s, që ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga klubi zviceran. Milan, Galliani: Cassano do të luajë si titullar
“Cassano do të luajë”. Administruesi i deleguar i Milanit, Adriano Galliani konfirmon se fantazisti i Barit do të gjejë vend në formacionin që do të përballet në mbrëmje me kampionët në fuqi të Barcelonës për ndeshjen e Champions League. Champions, formacioni “i egër”
Në prag të fillimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, gazeta sportive spanjolle ‘Marca’ ka publikuar formacionin e lojtarëve “të egër” të këtij edicioni të Champions.
Lajmet kryesore
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
PS, akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Agron Kulicaj padit Sajmir Tahirin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave