E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Story Buxheti i vitit 2012


Një ditë përpara votimit dhe miratimit të pritshëm të projektbuxhetit në Kuvend, Ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi dritë mbi çështjet më të debatuara të këtyre ditëve, në emisionin “Top Story” të ditës së enjte.

Kriza ekonomike në vendet fqinje, paralajëmrimet e FMN-së për borxhin e lartë të Shqipërisë, kritikat për optimizmin e tepruar projektbuxhetin shqiptar dhe rritja e ulur ekonomike në vitin 2012, ishin temat e debatuar përballë një paneli gazetarësh ekonomikë.

Bode për buxhetin
I përballur me pyetjet e redaktorit të lajmeve ekonomike në “Top Channel”, Enkelejd Dane, të ekspertes së revistës “Monitor”, Ornela Liberi dhe të zëvendëskryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Redi Gjuzi, Ministri u ndal fillimisht tek debatet për buxhetin, i cili do të paraqitet për miratim në Kuvend gjatë ditës së premte. “Projektbuxheti 2012 reflekton specifikat e veta, që kanë të bëjnë me angazhime ambicioze të qeverisë, por edhe zhvillimet dramatike që ka patur ekonomia globale në vitin aktual dhe pritshmëritë aspak optimiste që përvijohen në Eurozonë, partneri kryesor i Shqipërisë. Zhvillimet në dy ekonomi që kemi marrëdhënie intensive si Greqia dhe Italia, dy partnerët tanë kryesorë dhe vendin ku jetojnë një milion emigrant janë mbajtur gjithashtu parasysh në vitin vendimtar 2012 për këtë maxhorancë. Buxheti reflekton mbi të gjitha nevojën për të ruajtur stabilitetin dhe ritmet e larta të zhvillimit”.

Ministri i Financave shtoi: “Në buxhet paraqiten edhe disa specifika të tjera. Them që ky buxhet vendos në epiqendër ruajtjen e kredibilitetit të lartë të ekonomisë shqiptare, që është rritur edhe në kohë krize, duke u bërë kështu më e besueshme edhe për partnerët tanë ekonomikë. Stabiliteti dhe rritja impresive gjatë krizës, ndër më të lartat në rajon, gjithsesi është përgjysmuar me kohën përpara krizës. Pa dyshim, ndihet një lojë lodhje ndërkombëtare dhe ekonomia shqiptare ka nevojë për një ripërshtatje afatmesme, për të rikthyer sa më shpejt vendin në ditët më të mira të rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë”.

Bode për kritikat: “Nuk është një buxhet superoptimist, por konservator”
“Buxheti 2012 është konservator”, pretendon “Ministri i Financave”. “Jo sepse jemi nisur nga parashikimet e zymta. Zhvillimet e këtij viti brenda ekonomisë shqiptare mbeten pozitive. Parashikimet për rritjen e buxhetit në vitin e ardhshëm, 7,4%, nuk janë absolutisht të larta nëse ruajmë këto ritme dhe këtë program. Rishikimet e partnerëve flasin për konservatorizëm dhe jemi në një nivel realist, pasi ende ekonomia po ristrukturohet brenda, kapitalet gjithashtu po ristrukturohen. Ka probleme që lidhen edhe me kërkesën e brendshme dhe të huaj. Dhe pse kjo e fundit ndikon në rritjen tonë, nuk është vendimtare. Nuk kemi të bëjmë me një buxhet optimist, por realist. Rrisqet e shtuara janë evidente dhe këto na bëjnë të jemi të matur.

Ministri mbi rrisqet e shtuara të Eurozonës
“Ndryshe nga sa pretendon opozita, rrisqet që vijnë nga Eurozona dhe nga vendet fqinje janë marrë tërësisht parasysh. Vendet fqinje janë në përpjekje të vendosjes së parametrave dhe për fat të keq, rritja në vitin 2012 parashikohet të jetë edhe më e ulët se 1%, që është parashikuar për këtë vit mesatarja e Eurozonës. Aktualisht, ne parashikojmë një sufiçit primar në rendin e 1% të PBB-së. Kjo do të thotë se të ardhurat e vitit do të jenë pak më të mëdha se shpenzimet që i takojnë vitit. Ne nuk kemi tentuar të ulim defiçitin fiskal duke prekur pagat apo pensionet. Ato nuk po indeksohen me inflacionin, por po rriten. Por, natyrisht, në kushtet e krijuara investimet nuk mund të jenë më sa 1/3 e buxhetit, siç ka qenë në dy vjet rresht së fundmi, pasi kjo nuk mund të ndodhte në asnjë vend të botës”.

Debati mbi rritjen ekonomike të parashikuar në 4%
“Pavarësisht shkurtimit të investimeve, të ardhurat nga tatimet dhe taksat janë në rritje. Ne kemi një buxhet tipik për vendet e vogla me rritje të madhe ekonomike. Nuk jam as dakord me kritikat se buxheti godet rëndë bujqësinë, duke mos marrë parasysh nevojat e saj. Në 2012-n, fondet e bujqësisë janë rishikuar. Në të është përfshirë edhe propozimi i Kryeministrit për frutikulturën e mbjelljen në masë të arrorëve. Fondi do të dyfishohet si rritje e fondeve nga buxheti qëndror, por edhe nga bashkëfinancimi me pushtetin vendor, duke i kërkuar një pjesë të granteve nga administrate lokale”.

Duke u përqendruar tek rritja, Bode theksoi: “Rritja ekonomike që parashikohet, mendoj se është realiste dhe duhet kuptuar që ky nuk është një problem kapitalesh. Ne themi 4% dhe FMN thotë 1%. Kjo ka ndodhur gjithmonë në të shkuarën. Nëse FMN tha në vitin 2010 se rritja do të ishte 1,5%, në fakt ajo ishte 3,8%. Përse duhet besuar një institucion i huaj vetëm sepse është i tillë? Unë mendoj që qeveria shqiptare ka treguar disa herë që është e besueshme”.

Rënia e rritjes
“Rënia e rritjes ekonomike në Europë është një shqetësim kryesor. Tendenca deri tani në Shqipëri ka qenë ndryshe nga Europa. Sot, problemet e Eurozonës janë ndryshe nga një zonë tjetër ekonomike. Problemi i Eurozonës është ai i borxhit publik dhe implikimi që sjell në të gjithë ekonominë, si bllokim kreditimi, pamjaftueshmëri të ardhurash, rritje taksash, rritje tvsh etc. Kroacia, një vend i rajonit, përshembull e ka çuar TVSH-në në 25%. Kjo rritje taksash inkurajon ato aspekte të ekonomisë që rrisin punësimin. 2012 do të ketë një rritje edhe më të keqe se aktualja për Eurozonën, por zona ekonomike në të cilën ne jemi përfshirë dhe veçanërisht Shqipëria, ka treguar një stabilitet veçanërisht të lartë. Megjithatë, është e qartë që rënia e rritjes edhe në vend është një shqetësim kryesor për vendin dhe kjo është çështja e vërtetë që duhet t’i interesojë qeverisë në të ardhmen”.

Bode: Ekonomia, jashtë vorbullës së recensionit
“ Nuk u përfshimë në vorbullën e krizës dhe recensionit. Faktor i parë dhe kryesor lidhet me themelet e forta që ishin të mira që përpara 2008-s. Gjithashtu, është meritë e një tërësie reformash shtetërore që çuan në rritje 8% në 2008 dhe po të kishim një botë në zhvillim, do të vazhdonim të ishim në rritjet më të larta në Europë sepse do vijonte koha e mirë. Shqipëria ka fuqizuar themelet e saj ekonomikë në këtë periudhë, por kjo është kriza më e fortë që prej Depresionit të Madh dhe kjo nuk mund të mos reflektohej. Niveli i ekonomisë mbetet jo tërësisht i komercializuar, 70-80% e ekonomisë është e lidhur me tregjet… Do të marrim masa për ta mbajtur jashtë vorbullës sepse Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe po na përfshiu kriza, është tamam si një elefant që shkel në një kopësht të lulëzuar dhe e shkatërron komplet”. 

Borxhi i lartë, Bode: “Nuk është një shqetësim thelbësor”
“Ju thoni që borxhi, qëndrueshmëria e bankave dhe rënia e rritjes janë problemet kryesore. Këto reflektohen të gjitha në buxhetin e ri. Megjithatë, rritja është shqetësimi realisht kryesor. Problemi perspektiv është rritja. Jo se bankat s’kanë risk, jo se borxhi është i vogël. Në fakt është i madh, por është më pak i rrezikuar dhe s’ka rritur koston e pagesave”, deklaroi Bode. “Problemi ynë është që humbën ritmin e lartë të rritjes. Sistemi bankar nuk rrezikohet, objektivi i borxhit duhet të jetë i përshtatshëm dhe në masë të tillë për ta shërbyer. Ne jemi në gjendje ta shërbejmë. Vende me borxh shumë më të ulët kanë nivel përceptim rrezikshmërie më të lartë. Borxhi publik nuk ka rrezik në Shqipëri, as sa 20% në Maqedoni. Financimet e huaja dhe kreditë? Tuneli i Krrabës dhe rruga e Elbasanit, meqë për të është folur së fundmi, do të kushtojë 300 milion euro. 230 janë marrë nga Banka Arabe me 5% interes dhe afat kthimi për 20 vjet. 50 milion të tjerë do të firmosen në javën e ardhshme. Mendoj se të gjithë ekspertët ekonomikë, e kanë të qartë që një marrëveshje e tillë është shumë e mirë për financat e shtetit”.

Siguria e bankave shqiptare
“Ne jemi kujdesur për të ruajtur stabilitetin makroekonomik të vendit dhe sistemi bankar i joni ishte i qëndrueshëm. Ne vazhduam të rritemi edhe gjatë krizës dhe këto tregojnë që ekonomia jonë është vitale. Ajo që ndodhi në Greqi dhe Itali tregon një mungesë kujdesi në marrjen e vendimeve. Në Greqi situata është edhe më e vështirë dhe kërkohen rregulla specifike sepse ai vend përbën një përjashtim. Ndërsa Italia i ka të gjitha mundësitë për të vënë nën kontroll situatën”, deklaroi Bode.

“Sistemi bankar yni është solid dhe studimi i fundit i Bankës Botërore tregon që sistemi ynë bankar është i garantuar, por ka probleme si rritjet e risqeve të kolateralit. Niveli i kredisë në raport me GDP u rrit me 5 herë. Kemi rritje të fortë kreditimi, kemi rritje të kredive të këqija, por sistemi ynë ka siguri të plotë për depozituesit”, shtoi ministri.

Bode: Problematike mbetet reforma e pensioneve

Ministri Bode vlerësoi si “thembrën e Akilit” në ekonominë dhe financat shqiptare, reformën e pensioneve. Sipas tij, kjo reformë duhet të jetë afatgjatë, duhet ndërmarrë sa më parë dhe duhet të ketë konsensusin politik.

“Reforma e pensioneve është pika më e dobët. Kjo reformë duhet ndërmarrë në këtë kohë pasi kemi avantazh strukturën e moshës, por kërkon konsensus politik, kërkon të dyja palët. Skema jep frutet e saj pas 35 vjetësh”, tha zoti Bode.

Më tej, lidhur me parashikimet për vitin 2012, Ministri i Financës tha se rritja ekonomike në vend mbështetet në rritjen e konsumit dhe të eksportit, mbështetur edhe nga rritja e pagave dhe e pensionit. Rritja e pagave në administratë, tha Bode, do tërheqë edhe atë privat të ndërmarrë të njëjtin hap.

Edhe njëherë në fund të fjalës së si tij në Top Story, ministri Bode riktheksoi qendrimin e tij dhe të qeverisë për rritje ekonomike të vendit. Ai tha se qeveria zbaton politika që ulin presionet inflacioniste dhe se rreziku që leku të pësojë një zhvlerësim si në 2009-n, është tepër i vogël.

Facebook Sondazh

Buxheti 2012:

Do te siguroje rritje ekonomike

Jo, eshte buxhet krize, do te rrise borxhin


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_512'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(512); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Dy ligje për të shpëtuar KESH-in
Kriza financiare e koorporatës elektroenergjetike shqiptare e ka detyruar qeverinë të dërgojë me urgjencë në Kuvend dy ligje, të cilët synojnë të lehtësojnë sadopak buxhetin e KESH. Ligji i parë i heq kesh detyrimin të furnizojë me energji kompanitë me konsum mbi 50 milion kilovat orë në vit. BSH: Rreziqet për ekonominë
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e fundit mbi stabilitetin financiar të vendit, ku skanon ecurinë e ekonomise dhe sektorit bankar, si dhe rreziqet që mund te vijnë nga kriza e Eurozonës. BERZH, kredi 3 milionë euro për dy HEC-e
BERZH mbështet investimin në sektorin privat për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri nëpërmjet një kredie prej 3 milionë eurosh për kompani private vendase, për të financuar ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në verilindje të vendit.
Greqia rrezikon daljen nga euro
Greqia rrezikon një rënie të pakontrolluar që do të kërcënonte suksese të shumta të arritura në 10 vitet e fundit, duke e cuar vendin jashtë zonës së euros. CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Pas deklarateve zyrtare të KESH-it, se kompania CEZ i ka një borxh të prapambetur prej 55 milionë eurosh, ka reaguar Zyra e Shtypit e Kompanise CEZ-Shperndarje.


Lajmet kryesore

Bruksel, Fyle pret Ramën
Diskutohen zhvillimet politike dhe axhenda e integrimit
Rama: Pakti me PD, jam skeptik
PE: Tirana nis kursin e duhur
Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›