Pashk Përvathi, ekspozitë pikture "Vjeshtë 2011"

I quajtur ndryshe si piktori i stinës së vjeshtës Pashk Përvathi, vjen për publikun e kryeqytetit me një tjetër ekspozitë personale. Në qëndër të"Vjeshtë 2011" janë 35 veprat , ku 33 janë peisazhe ku shpaloset vjeshta me të gjithë hijeshinë e saj.
E veçanta këtë herë është se në dallim me krijimtarinë e mëparshme veprat kanë më shumë ekspresivitet dhe larmia koloristike është e shumëllojshme.
Në këtë ekspozitë zënë një vend të veçantë peisazhet nga Polena dhe Vidhkuqi i Korçës, por nuk mungojnë edhe tablotë ku piktori është frymëzuar nga malet mahnitëse të luginës së Valbonës. Të gjitha pikturat Pashk Përvathi i ka realizuar përgjatë vitit 2011-të.