E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet Rooney, mungon në Euro 2012

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është dënuar me tre ndeshje pezullim nga UEFA dhe do të mungojë në ndeshjet hapëse të Euro 2012 pas përjashtimit në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Rooney u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me qëllim Miodgrag Dzudovicin e Malit të Zi, ndërsa kjo duket se do t`i kushtojë shtrenjtë ish-sulmuesit të Evertonit.

Uefa ka konfirmuar dënimin me tre ndeshje me anë të një deklarate ku e ka lënë të hapur opsionin e apelimit të vendimit nga Federata Angleze e Futbollit (FA), e cila me anë të një deklarate tjetër ka thënë se do të presë dëshminë e UEFA-s për pezullimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›