E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-konsujve: Të përshpejtojmë zhvillimin

Gjatë pritjes, Berisha i ka ftuar të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për të arritur qëllimin më madhor, Shqipërinë vend i zhvilluar.

“Është koha të përshpejtojmë zhvillimin e Shqipërisë, është koha të shfrytëzojmë të gjitha potencialet e saj. Shqipëria po adopton një politikë të jashtme paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi dhe po punon në rajon për integrimin rajonal, si një proces kyç për të kaluar vështirësitë e së kaluarës. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s dhe po bën më të mirën për të përmbushur të gjitha detyrimet. Prioriteti kryesor për vendin është integrimi në Bashkimin Evropian. Në të gjitha përpjekjet tona, ne besojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë një proces tërësisht i bazuar në performancë”, ka thënë Berisha.

Sipas kryeministrit, qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të krijuar një klimë të përshtatshme biznesi. “Unë nuk pretendoj se ne kemi përpara një bulevard. Jo, ende jo. Por ne po punojmë shumë që të përmirësojmë klimën e biznesit në vend. Ne vendosëm një nga sistemet më barrën më të ulët fiskale në Evropë dhe më gjerë - taksa e sheshtë prej 10 për qind, kontributet e sigurimeve shoqërore prej 15 për qind, hoqëm shumë tarifa dhe studimet serioze tregojnë se qeveria shqiptare i përket grupit të 10 vendeve me ndërhyrjen më të vogël të qeverisë, çka është shumë e mirë”, theksoi Berisha./Start/

                                                                                             2011-11-29 10:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›