E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli- banorëve në Shkodër: Mos rezistoni por largohuni

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka inspektuar sot zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës. Topalli po ndjek nga afër situatën në Shirgj,Bërdicë, Trush dhe Dajç ku situata nga përmbytjet është më e rëndë. Kryetarja e Kuvendit duke i bërë thirrje banorëve të këtyre zonave të evakuohen dhe të bashkëpunojnë me policinë dhe ushtirnë theksoi se për ta janë vënë në dispozicion hotelet dhe konviktet.
Ndërkohë paraditen e sotme në komunat e përmbytura në qarkun e Shkodrës shkuan edhe disa deputetë të Partisë demokratike të cilët panë nga afër situatën dhe masat e marra për evakuimin e banorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›