Meteorologët:Reshje shiu edhe gjatë kësaj jave

Ndërkohë që situata po rëndohet në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të shiut mereorologët theksojnë që java që vjen do të ketë sërish reshje. Sipas Meteoalb-it
mëngjesi i ditës së hënë do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore të vendit.
Meteoalb thekson se pasditja do të shtojë vranësirat në territor duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës të kemi shira të dobët në të gjithë territorin shqiptar dhe në zonat malore do të ketë reshje të dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojne 4 gradë rënie në të gjithë territorin në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Juglindor ndërsa deti do të ketë dallgëzim 2 ballë.