E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në porte dhe dogana

Emigrantët shqiptare pas festave të fundvitit kanë nisur të largohen drejt vendeve të punës. Në pikat doganore ka patur fluks, por nuk janë vënë re radhë të gjata. Në pikën e Kapshticës deri në orët e para të pasdites kanë hyrë në tokën greke më shumë se 4 mijë emigrantë bashkë me automjetet e tyre. Pala shqiptare dhe ajo greke po punojnë me nga pesë sportele. Sipas gazetares sonë në Kapshticë, edhe pse ka fluks, radhët e makinave nuk kanë qenë shumë të gjata.
Në pikën kufitare të portit të Durrësit, janë larguar rreth 2500 emigrantë si dhe 890 automjete, me katër tragete të linjës Durrës- Bari. Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit bëjnë të ditur se është shtuar numri i trageteve për të përballuar fluksin e emigrantëve në kthim. Ndërkaq nga ana e policisë kufitare si dhe doganës po punohet me kapacitet të plotë, me qëllim përpunimin në kohë rekord të të dhënave të emigrantëve. Në ditët në vijim fluksi i emigrantëve që do të udhëtojnë drejt porteve të shtetit fqinj sipas agjensisë së lundrimeve pritet të dy apo trefishohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›