Topalli: Askush nuk mund të cenojë ligjshmërinë e institucioneve
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetarja e Kuvendit në aktivitet e mbajtur dje në Parlament, me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve u shpreh se askush nuk mund të dalë mbi sistemin e demokracisë. “Ky është 20-vjetori i një domethënieje të madhe, në këtë 20-vjetor të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, kur Shqipëri ka arritur momentet e saj më të bukura , në mënyrë të veçantë të procesit të integrimit, si një vend anëtar i NATO-s, si një vend, të cilin qeveritë e 27 vendeve të BE-së, të majta e të djathta e pranuan kërkesën e saj për tu bërë vend kandidat. Nuk ka datë më të rëndësishme sesa 16 nëntori, me domethënie politike, mesazh politik të qeverive të majta e të djathta të BE-së. Vendimi që ato morën në 16 nëntor ishte se Shqipëria kaloi shkëlqyeshëm provën e saj të 28 Qershorit, se ato ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se institucionet janë legjitime”, - theksoi Topalli duke kundërshtuar në këtë mënyrë kontestimet e opozitës për zgjedhjet. Sipas saj kushdo që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet, me instrumente të paligjshme të cenojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë. “Sot jemi në 20 Vjetorin e rënies së murit të Berlinit , dhe për ne shqiptarët e në mënyrë të veçantë për Partinë Demokratike që ishte forca që rrëzoi komunistët, byronë politike, sigurimsat e shtetit. Natyrisht që askush as bijtë, as ministri i fundit të sigurimit të shtetit as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo ta Hamidve apo të të tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit, të Qeverisë dhe institucioneve”, - tha ajo. Topalli theksoi se për mazhorancën ska gjë më të rëndësishme dhe gjë më të bukur, sesa të shohë demokracinë shqiptare, funksionale sepse ajo është një demokraci e pakthyeshme ndaj dhe shteti ligjor është gjëja më e rëndësishme për ne. “Detyra jonë është që, së bashku me prindërit e këtyre fëmijëve të vazhdojmë në rrugën tonë. Pas pak ditësh ne do të votojmë buxhetin, që është programi i qeverisë i përkthyer në ligj në Parlament, i cili është shtuar me 600 milionë dollarë të tjerë dhe të gjithë këto para, janë për ekonominë shqiptare janë për ekonominë familjare, janë për shkollat e fëmijëve, janë për spitalet e fëmijëve , janë për ekonominë e prindërve, dhe janë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë shqiptare që, edhe sipas revistës më të rëndësishme, më prestigjioze ndërkombëtare”Forbes”, që edhe këto ditë na klasifikoi si e vetmja ekonomi, e cila vazhdon me rritje pozitive dhe që ka numrin më të madh të investimeve të huaja. Ky është inkurajimi më mirë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për këta fëmijë”, – u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009