Berisha: Nuk i hap kutitë, nuk dal mbi vendimet e gjyqësorit
Autori i Lajmit: Redaksia
Pothuajse në të njëjtën kohë kur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mbyllte mitingun 3 ditor para Kryeministrisë, shefi i Qeverisë, Sali Berisha ka theksuar dhe një herë se kutitë nuk do të hapen. Pas homazheve në nderim të Prof. Selman Rizës, në Akademinë e Shkencave, Kryeministri ka bërë të qartë se e quan një çështje të mbyllur 28 qershorin. Sipas tij ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre. Duke bërë sërish ftesën për dialog Kryeministri ka komentuar dhe përmasat e protestës së majtë duke pohuar se ajo mund të vazhdojë dhe në infinit por asgjë nuk do të ndikojë qëe ai të dalë përtej kompetencave të tij duke shkelur një vendim të gjykatës.
Deklarata
“Unë jam këtu për të nderuar këtë burrë të madh të kombit por meqenëse po më pyesni, siç theksova dhe po theksoj përsëri, është në detyrimin tim madhor, të garantoj protestën e cilitdo qytetar të këtij vendi dhe kjo është e qartë se ndodhi dhe do të ndodhë”, - tha ai ndërsa shtoi se përmasat e saj nuk do të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të tij. Berisha përsëriti dhe ftesën për dialog. “Tani, vazhdon tre ditë, vazhdon tridhjetë ditë, vazhdon tre muaj, vazhdon në infinit, këto janë çështje jo të miat, janë vendimmarrje që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia. Theksoj edhe një herë një gjë, absolutisht jam dhe mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin”, - tha ai. Sipas tij të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin etj dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontekst, atëherë do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin. “Kjo është përzgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë certifikimin më të plotë në historinë e këtij vendi”, - përsëriti kreu i Qeverisë. Berisha ëprsëriti se zgjedhjet janë certifikuar nga ndërkombëtarët nga gjykata dhe ndërkombëtarët dhe është absurde të këmbëngulësh në një kërkesë të tillë. “Ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre, shqiptarët kanë votuar, zgjedhjet janë certifikuar, unë këto mund të theksoj dhe e theksova edhe dje. Në mënyrë kategorike vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset as nga ata që unë thashë dje, as nga ai, po u ngrit lugat për ti ndihmuar. Të harrojnë se mund të bëhet kjo gjë”, - pohoi ai. Dy ditë më parë kreu i qeverisë ka qenë edhe më i prerë në deklaratat e tij ndërsa ka pohuar se kërkesa e socialistëve nuk do të realizohej edhe sikur të ringjallej diktatori Hoxha. “Dua ti them këtu nga Kruja e Skënderbeut një gjë: jam dhe do të mbetem i hapur, në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm, të opozitës dhe për bashkëpunim me të. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lire, apo se mund të shkelmosh shtetin ligjor. Jo, kjo nuk mund të ndodhë, ndaj edhe mos i mashtro njerëzit për karrigen tënde, por hajde të ulemi në parlament të vazhdojmë reformat, se vendimet e gjykatave janë të paprekshme", ka deklaruar Berisha. Kryeministri nuk ka mundur të rezistojë pa ironizuar me protestën e opozitës dhe për këtë arsye ditën e dytë të saj ka përshëndetur me dorë protestuesit nga përtej xhamit të njërës prej dritareve të godinës të Këshillit të Ministrave.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009