E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Berisha tha të vërtetën për Ramën

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cilësoi brenda etikës parlamentare fjalën e kryeministrit Sali Berisha në seancën e fundit plenare. “Fondamentale është etika familjare. Parlamenti është tempulli i të vërtetave të pa fshehura. Unë prej muajsh, ose më saktë janë bërë vite, që shkoj fshat më fshat, e qytet më qytet të Shqipërisë, duke i kërkuar zonjave, motrave që të thyejnë murin e heshtjes, që të kenë kurajo të thonë të vërtetat, faktet, ashtu siç e tha mbrëmë Kryeministri. Dhe Parlamenti është tempulli i të vërtetave lakuriq. Nuk mund t’i fshehim. Janë fakte të forta, para të cilave, nuk mund të heshtim”, tha Topalli. Kryeparlamentarja i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të jenë në Kuvend dhe t’i japin fund bojkotit. Unë edhe një herë i ftoj deputetët e opozitës; kura më e mirë e tyre është të hynë në Parlament. Detyra e tyre është të vijnë në Parlament”, theksoi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›