E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Bllokova paktin me Greqine

/ /

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi dje se ajo bllokoi miratimin e kesaj marreveshjeje ne Kuvend duke bere te mundur qe marreveshja te mos merrte jete juridikisht nga ratifikimi ne Kuvend. Nuk ka kaluar ne Parlament dhe e kam bllokuar une ne Parlament tha Topalli per marreveshjen per ndarjen e ujerave territoriale Greqi-Shqiperi. Por ajo u kundershtua nga deputetet e majte te cilet u shprehen se maxhoranca nuk mund te marre kontribute qe nuk i perkasin. Deputeti i PS-se Erion Brace tha se kontributi per rrezimin e marreveshjes eshte i opozites. Ju nuk keni asnje kontribut ne rrezimin e asaj marreveshjeje qe cenon integritetin territorial te Shqiperise. Ne i jemi drejtuar asaj Gjykate Kushtetuese duke sensibilizuar te gjithe opinionin e vendit tha Brace. Ai tha me tej duke iu referuar deklarates se kryetares se Kuvendit se raporti i KE-se per statusin kandidat eshte i drejte kur thote se posti i kreut te Kuvendit eshte keqperdorur. Po ta marrim te mireqene se e keni bllokuar individualisht ne kundershtim me rregulloren e Kuvendit atehere eshte mese i drejte konstatimi i raportit te KE-se qe ju abuzoni me pushtetin tuaj si kryetare e Kuvendit tha Brace. Debati nisi ne Kuvend per zbatimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Nga ana e saj Topalli akuzoi deputetet e PS-se se kane thyer Kushtetuten me bojkotin e tyre duke mos marre pjese ne votimin e projektligjeve. Prandaj eshte ne Shqiperi Gjykata Kushtetuese qe ju thote e keni per detyre dhe nuk eshte ne zgjedhjen tuaj per te votuar. Keni nje vit e gjysme qe nuk pranoni te votoni ose me mire keni nje vit e gjysme qe pranoni urdhrin e kryetarit per te mos zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese tha Topalli.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›