E Shtunë, 31 Tetor 2026

NISIN PROTESTAT-Pensionet ushtaraketGati mosbindja civile

/ /

BODE VENDIMI I KUSHTETUESES ABSURD/ Ushtaraket ne rezerve do te fillojne mosbindjen civile. Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen e Shoqates Kombetare te ish-Ushtarakeve. Sipas tyre Qeveria ka qe nga vitit 2005 qe i sorollat neper gjykata per ceshtjen e pensioneve suplementare. Protestat do te nisin javen tjeter. Bode ne Parlament Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte absurd nje pensionist merr me teper se nje ushtarak ne detyre. Topalli Une e bllokova
paktin detar me Greqine ne Parlament. Brace Nuk ke dhene kontribut

Ulja qe u be nga akti i para dy javeve duket se i ka dorezuar te gjitha metodat e negocimit te ish-ushtarakeve me qeverine. Ketu sigurisht qe nje ndikim ka dhene edhe anetaresimi i kreut te Shoqates Mehdi Pogaci ne asamblene socialiste. Dje keta te fundit vendosen fillimin e protestave dhe bashkimin me opoziten deri ne mosbindje civile.
Arsyet
Pavaresisht kostos financiare qe nga viti 2005 ish-ushtaraket jane kategoria e vetme qe trajtohen me status por nuk perfitojne financiarisht. Pas vendimit te qeverise Nano qe hynte ne fuqi ne janar 2006 e deri me sot ushtaraket jane sorollatur ne dyert e Gjykates Kushtetuese e te qeverise por akoma nuk e kane te qarte perfitimin. Per kete shoqata e ushtarakeve ka bere me faj vetem qeverine Berisha. Qeveria aktuale duke filluar nga viti 2005 jo vetem qe nuk i ka permiresuar ne praktike te drejtat ligjore te perfituara per ushtaraket por ka synuar dhe zbatuar shkeljen e vazhdueshme te tyre si ne rrafshin ligjor ashtu edhe ne ate praktik theksohet ne deklaraten e djeshme te keshillit. Ne fakt qeveria ka miratuar nje akt normativ sipas te cilit perfitimet e ushtarakeve zvogelohen te pagen me 25 per qind. Ky akt normativ ul te gjithe menyren e llogaritjes se pensionit qe nga paga referuese e deri te masa e perfitimit per cdo ushtarak te dale ne rezerve. Akti normativ erdhi si rrjedhoje e vendimit te Gjykates Kushtetuese per rritjen e pensionit te ushtarakeve. Sipas ushtarakeve ky akt normativ ka bere qe ketyre te fundit te mos i mbese rruge tjeter vec protestes. Qeveria miratoi nje akt normativ antikushtetues antiligjor antiushtarak me anen e te cilit jo vetem nuk i rriste pensionet e ushtarakeve por i ulte ato ne nivelet e asistences se vitit 1996. Por ushtaraket shkojne me tej kur ne deklaraten e tyre theksojne se ulja e perfitimeve prek direkt edhe sigurine kombetare. Ne fakt edhe pse rendom cilesohet si ligji per perfitimet e ushtarakeve ne vitin 2007 qeveria perfshiu ne ligj edhe forcat e tjera si policet zjarrfikesit SHISH etj. Pra te gjithe uniformat e vendit. Ky akt i turpshem cenon direkt jo thjesht sigurine juridike te ushtarakeve per te drejtat e perftuara me pare por sigurine kombetare te vendit tone pasi cenon interesat e grupeve dhe personave qe e garantojne ate sic jane ushtaraket punonjesit e Policise se Shtetit te sherbimit informativ etj. te cilet jane te pasigurt per te nesermen e tyre theksojne ushtaraket.
Menyrat e protestes
Ne nje gjendje te tille duket se rruga e fundit eshte protesta. Por menyra e protestes se ushtarakeve eshte pak e rralle ushtarake ne rezerve qe kerkojne mosbindje civile. Nder vendimet e djeshme te Keshillit te Pergjithshem jane edhe thirrja per ushtaraket ne rezerve ne lirim dhe ne pension te te gjithe Shqiperise dhe familjeve te tyre te bashkohen ne protesta te fuqishme ne Tirane duke filluar nga java e fundit e muajit nentor ose java e pare e muajit dhjetor 2010. Te mbeshtesim dhe te marrim pjese aktivisht ne protestat e opozites qe do te zhvillohen per mosnjohjen e metejshme te qeverise aktuale dhe mosbindjen civile ndaj saj. shte kjo fjali qe i ben unike protestat e ushtarakeve. Vendimet

- Tu drejtohet me anen e nje letre organeve drejtuese te BE-se OSBE-se dhe NATO-s ku te shpjegoje edhe nje here shkeljen e te drejtave ligjore te ushtarakeve zbatimin nga ana e qeverise te ligjeve perkatese dhe te vendimeve te Gjykates Kushtetuese
- Tu drejtoje nje peticion Presidentit te Republikes kryetares se Parlamentit Kryeministrit dhe partive politike te spektrit politik shqiptar lidhur me situaten e krijuar nga akti normativ i qeverise
- Tu beje thirrje ushtarakeve ne rezerve ne lirim dhe ne pension te te gjithe Shqiperise dhe familjeve te tyre te bashkohen ne protesta te fuqishme ne Tirane duke filluar nga java e fundit e muajit nentor ose java e pare e muajit dhjetor 2010 data do te percaktohet nga bordi ekzekutiv i shoqates ne perputhje me pergatitjet dhe kushtet konkrete
- Te mbeshtese dhe te marre pjese aktivisht ne protestat e opozites qe do te zhvillohen per mosnjohjen e metejshme te qeverise aktuale dhe mosbindjen civile ndaj saj
- Tu beje thirrje per nje bashkepunim dhe bashkerendim te veprimtarise se saj edhe Shoqates se Punonjesve te Policise se Shtetit Sindikates se Punonjesve te Policise se Shtetit shoqatave dhe punonjesve te interesuar dhe familjeve te tyre te sherbimit informativ te Gardes se Republikes te policise se burgjeve te sherbimit te kontrollit te brendshem dhe te sherbimit te zjarrfikeseve. Bode Vendimi i Kushtetueses absurd pensioni me i larte se pagat

Maxhoranca dhe opozita debatuan dje ne Kuvend per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per pensionet e ish-ushtarakeve. Ministri i Financave Ridvan Dode deklaroi se vendimi i Gjykates eshte absurd dhe paradoksal pasi sipas tij nje pensionist po merr 4 per qind me shume se nje ushtarak ne detyre. Sipas ministrit ne Kuvend do te vije nje ligj i ri per te ulur kete mase pensioni pasi sipas tij buxheti i shtetit ka nje fature te larte per te paguar. Vendimet e Gjykates Kushtetuese te cojne ne vendime absurde. Nje njeri qe eshte ne pune merr me pak se ata qe marrin pension. Vendimet e Gjykates Kushtetuese te cojne deri ne veprime te tilla absurde ku nje njeri qe eshte ne pension merr me shume se sa nje njeri qe eshte ne pune. Mund te beje vaki kjo Vendimi i gjykates te con ne paradoks se nje ushtarak qe eshte ne pune merr 4 me pak se ata me pension. Mund te ndodhe Ju e shikoni qe te gjitha vendet po bejne reforma ne uljen e masave te pensioneve per te vendosur balancat e nevojshme ne shoqeri. Duhet ta diskutojme kur te vijne akti normativ ne Kuvend tha Bode. Por ministri u kundershtua nga deputetet e opozites. Ish-ministri i Financave Arben Malaj u shpreh se vendimi i Gjykates Kushtetuese duhet te zbatohet. Thelbi i asaj qe ministri po thote ketu eshte se nuk po reflekton vendimin e Gjykates Kushtetuese duke thene se gjykimi i tyre eshte alogjik nga pikepamja financiare. Ne nje shtet ligjor do te jete e demshme qe te degjojme te njejtin argument qe Gjykata Kushtetuese nuk mund te gjykoje vendime ekonomike. Problemi eshte i qarte. Nese qeveria nuk ka bindur Gjykaten Kushtetuese me argumentet e saj nuk ka nevoje te krijoje nje krize te re kushtetuese per 4 mije ushtarake. Nuk eshte mire qe ne ambientin tone keto familje ti genjejme sa here qe jemi ne zgjedhje. Zbatimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte i detyrueshem tha Malaj. Debati me tej u perfshi ne akuza politike. Bode tha se socialistet ne 8 vite nuk bene asgje ndersa shtoi se vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese po zbatohet. Pas nje diskutimi dhe pezullimi te gjate prej tre muajsh ligji eshte duke u ekzekutuar nga administrata e sigurimeve shoqerore. Keni ardhur ne 97-n me revolucion ne pushtet dhe u keni premtuar atyre se do tu jepni rroga dhe pensione por 8 vite e sorollatet ligjin per ushtaraket sepse nuk kishit kellqe qe ta miratonit sepse nuk kishit para. E miratuat ne maj te vitit 2005 si manover elektorale dhe sigurisht ligji u vendos ne zbatim. Ato qe ju nuk ua dhate per 8 vite ne ua paguam. Behet fjale per 4 mije perfitues qe kane pretendime ekstra por ne total jane me shume shtoi Bode. Ne debat u perfshine edhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani dhe deputete te tjere te PS-se. Erjon Brace kerkoi me ngulm qe vendimi te zbatohet nga qeveria. Ndersa ministri Nishani tha se Partia Socialiste ka pasur 8 vite kohe per te miratuar ligjet ne sherbim te njerezve qe i konsideron te vetet por nuk e beri. Debati per ish-ushtaraket

Ridvan Bode Vendimet e Gjykates Kushtetuese te cojne ne vendime absurde. Nje njeri qe eshte ne pune merr me pak se ata qe marrin pension. Vendimet e Gjykates Kushtetuese te cojne deri ne veprime te tilla absurde ku nje njeri qe eshte ne pension merr me shume se sa nje njeri qe eshte ne pune. Mund te beje vaki kjo Vendimi i gjykates te con ne paradoksin se nje ushtarak qe eshte ne pune merr 4 me pak se ata me pension.
Arben Malaj Thelbi i asaj qe ministri po thote ketu eshte se nuk po reflekton vendimin e Gjykates Kushtetuese duke thene se gjykimi i tyre eshte alogjik nga pikepamja financiare. Ne nje shtet ligjor do te jete e demshme qe te degjojme te njejtin argument qe Gjykata Kushtetuese nuk mund te gjykoje vendime ekonomike. Problemi eshte i qarte.
Jozefina Topalli Pjesa themelore fondamentale arsyeja qenesore per te cilen ai raport flet per mosfunksionimin normal te Parlamentit sepse ju keni bojkotuar gjashte muaj. eshtja themelore per te cilen atakohet Parlamenti eshte sepse ju keni bojkotuar edhe votimin. Po zoterinj deputete obstruksionizmi qe perdoret gjate kesaj periudhe Nese nuk erdhi statusi kjo erdhi per shkakun tuaj sepse duheshin ligje qe kerkonin 3/5 e votave.
Ilir Gjoni Me vjen keq qe ju nuk e keni marre mire mesazhin qe ju ka derguar Europa personalisht juve dhe pikerisht i referohet ketij lloj abuzimi qe ju beni me pozicionin e kryetares se Kuvendit. Ju nuk mund ta perdorni ate tribune per qellimet tuaja politike personale.
Erjon Brace Nese ju flisni per vendime te gjykates po ju citoj dy te tilla per te cilat ju duhet te flisnit ne kete salle. I pari eshte ai i marreveshje se ujerave. Ju jeni numri dy i shtetit.
Jozefina Topalli Nuk ka kaluar ne Parlament dhe e kam bllokuar une ne Parlament.
Taulant Balla nga salla Ju e keni bllokuar
Jozefina Topalli Po.
Erjon Brace Po ta marrim te mireqene se e keni bllokuar individualisht ne kundershtim me rregulloren e Kuvendit atehere eshte mese i drejte konstatimi i raportit te KE-se qe ju abuzoni me pushtetin tuaj si kryetare e Kuvendit.
Jozefina Topalli Jo jo. Kam pasur kerkese per ate. Po konteston veten.
Erjon Brace Ju nuk keni asnje kontribut ne rrezimin e asaj marreveshjeje qe cenon integritetin e territorial te Shqiperise. Ne i jemi drejtuar asaj Gjykate Kushtetuese duke sensibilizuar te gjithe opinionin e vendit.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›