OSBE parashikon aplikimin e sanksioneve te rrepta

Per partite qe nuk zbatojne kuoten e 30 per qindeshit te perfaqesimit te grave ne politike
Nje projekt i pranise se OSBE-se ne Tirane synon ta ndryshoje kete situate permes futjes ne legjislacion te sanksioneve te rrepta per partite qe nuk zbatojne kuoten prej 30 per qind te parashikuar ne ligj per perfaqesimin e gruas ne politike. Petra Blaess- Rafajlovski ish zevendespresidente e Bundestagut gjerman konsulent ne kete projekt thote per programin shqip te DEuml se permiresimi i legjislacionit eshte faktori kyc per te rritur pjesemarrjen e gruas ne qeverisje. Projekti i OSBE-se vjen ne kohen e duhur. Ne pranveren e vitit te ardhshem me 8 maj 2011 ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhjet lokale nje rast ky per te rritur perfaqesimin e gruas ne organet e pushtetit lokal qe aktualisht eshte vetem 10 per qind. Projekti synon rritjen e numrit te grave qe kane vokacion pjesemarrjen ne jeten politik edhe ne qeverisje trajnimin e tyre dhe shkembimin e pervojave rajonale ne kete fushe. Permes tij kerkohet qe situata aktuale e pjesemarrjes se ulet te gruas ne qeverisje dhe ne vendimmarrjen politike te jete konform ligjit. Kodi Elektoral i Shqiperise parashikon qe ne Parlamentin prej 140 anetaresh 30 per qind e tij pra 42 deputete te jene gra. Por ne Parlamentin e dale nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 ka vetem 23 deputete ose rreth 15 per qind te Parlamentit. Kjo situate tregon qarte qe ndryshimet ne Kodin elektoral te miratuar ne viotin 2008 per pjesemarrjen e gruas ne politike ne kuoten e 30 per qind kane mbetur ne leter. Petra Blaess ndash Rafajlovski ish zevendespresidente e Bundestagut gjerman eshte konsulente e OSBE ndashse ne realizimin e ketij projekti. Ajo thote qe nga synimet e projektit eshte ndergjegjesimi per amendimin e ketij kodi ne lidhje me pjesemarrjen e gruas ne politike. Duhet nje amendim i ketij kodi ku sanksionet nese ai nuk zbatohet kuota prej 30 per qind te jene shume me te rrepta nga sa parashikon ligji u shpreh ish zevendespresidente e Bundestagut gjerman Petra Blaess- Rafajlovski. Sanksioni sot per sot eshte vetem 300 dollare shume kjo e pakonsiderueshme per subjektet politike ku asnjeri prej tyre nuk zbaton kuoten.
...