Topalli Bojkoti i Rames ia arriti qellimit

Kam lexuar raportin me shume vemendje ne menyre te vecante per ceshtjen e gjyqesorit te drejtesise dhe korrupsionin e madh qe ka aty brenda per sa i takon arsyes kryesore per te cilen nuk eshte marre statusi i vendit kandidat qe eshte bojkoti dhe bllokazhi. Une i kam pare gjithmone bashke zotin Topi dhe zotin Rama gjate gjithe ketyre viteve te kaluara
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli fajeson kreun e Partise Socialiste Edi Rama si shkaktarin e pergjigjes negative te ardhur nga Brukseli per integrimin. Sipas saj kryesocialisti Rama por edhe Presidenti Bamir Topi kane qene gjithe kohes bllokues te ketij procesi. Kryeparlamentarja renditi hapat e medhenj perpara te vendit tone ne vitet e fundit ndersa theksoi se gjithcka ndaloi aty ku opozita nuk dha kontributin e saj te domosdoshem.
Reagimi i Kryeparlamentares
Kryeparlamentarja i pergjigjet thirrjes se kreut te shtetit qe politika te marre pergjegjesite. Kam lexuar raportin me shume vemendje ne menyre te vecante per ceshtjen e gjyqesorit drejtesise dhe korrupsionin e madh qe ka aty brenda per sa i takon arsyes kryesore per te cilen nuk eshte marr statusi i vendit kandidat qe eshte bojkoti dhe bllokazhi. Une i kam pare gjithmone bashke zotin Topi dhe zotin Rama gjate gjithe ketyre viteve te kaluara - tha ajo gjate nje konference te perbashket per shtyp me zevendespresidentin e Bundestagut gjerman Eduard Osvald. Topalli theksoi se emri kryesor qe mban pergjegjesine per refuzimin e dyte te statusit te kandidatit nga Brukseli eshte ai i Edi Rames. Bojkoti ia ka arritur qellimit e ka lene Shqiperine pa status. Si Kryetare Parlamenti ndiej dhimbje sepse ne Parlament gjate dy viteve kane kaluar 400 ligje reforma. Skemi mundur te kalojme vetem 4 qe varen nga votat e opozites. Une kam renditur cdo dite ligjin per heqjen e imunitetit. Nuk kalon me 71 vota pavaresisht se deputetet e mazhorances kane bere deklarate per modelin gjerman per te mos njohur imunitet. Por Komisioni i Venecias kerkon 84 vota opozita nuk pergjigjet - vijoi Topalli. Ajo listoi te gjitha nismat ligjore te kerkuara nga BE dhe te mbetura pezull nga vota e munguar e socialisteve. Nder to reforma zgjedhore per te cilen deklaroi se po pret ende te majtet. Kryeparlamentarja theksoi nderkohe edhe hapat e medhenj qe ka hedhur vendi yne. Historia e viteve te fundit flet per nje Shqiperi qe nuk eshte ne recesion edhe pse eshte e rrethuar nga kriza nje Shqiperi qe ka rritje ekonomike 4 si dhe investime te huaja. Por ka nje problem bojkoti i cili ia arriti qellimit. Per here te dyte Shqiperia nuk ka status dhe do e paguajme kete sjellje te panevojshme te papranueshme qe natyrisht ka koston e vet ne kendveshtrimin e te rinjve dhe qytetareve ne pergjithesi - nenvizoi Kryeparlamentarja. Sipas saj cdo reforme qe lidhej me votat e mazhorances eshte votuar dhe ka dhene rezultat. Heqja e vizave kishte lidhje vetem me votat e mazhorances sepse po te varej nga 3/5 e votave edhe te opozites sic varet statusi shqiptaret nuk do te leviznin dot pa viza - tha Kryetarja e Kuvendit. Me tej ne konferencen per shtyp Kryeparlamentarja vleresoi intensifikimin e marredhenieve dypaleshe ne Gjermanine sidomos ne fushen ekonomike. Ajo shtoi se ne qender te bisedes me zyrtarin e larte gjerman ishte projekti i Bundestagut per te rinjte shqiptare shkembimet mes deputeteve te te dy vendeve si dhe investimet gjermane qe jane bere ne te gjitha fushat ne Shqiperi. Sipas Topallit Gjermania eshte vendi me donacionet kryesore ne vendin tone. Zv.presidenti i Bundestagut Eduard Osvald foli per bashkepunimin me Kuvendin e Shqiperise ne kuader te programit te praktikes parlamentare me te rinjte shqiptare te cilet sipas tij jane te pergatitur dhe kane vullnetin per te kontribuar ne formesimin e se ardhmes te shoqerise shqiptare. Te rinjte do te kene mundesi te vijne ne Berlin qe te njihen me nga afer me menyren e punes se Bundestagut gjerman dhe ta perdorin ate me tej ne karrieren e tyre - tha Osvald. Pasi vuri ne dukje intensifikimin e bashkepunimit ne nivel parlamentar Osvald theksoi rendesine e marredhenieve ekonomike mes te dy vendeve.
Konfirmoj faktin qe firmat gjermane kane treguar nje interes mjaft te madh lidhur me angazhimin e tyre ne vendin tuaj - deklaroi Osvald.
Osvald Palet te ulen per vendimet qe pret BEZevendespresidenti i Bundestagut gjerman Eduard Osvald komenton raportin e progresit per Shqiperine duke thene se duhet te nxirren pergjegjesi e angazhime konkrete. Ne nje interviste per Deutsche Welle-n ai shprehet se politikanet shqiptare nese deshirojne qe vendi i tyre te ece ne rrugen e integrimit evropian do te duhet te ulen se bashku per te marre ato vendime qe kerkon interesi i perbashket i vendit por dhe ate qe pret vete BE nga Shqiperia. Per te gjykuar ose per te dhene nje opinion mbi Shqiperine duhet pasur mendoj parasysh rruga qe ka pershkuar vendi ne dy dekadat e fundit. Shqiperia eshte nje demokraci e re. Ne parlament diskutohet vertet me shume pasion rreth zhvillimeve politike. Por une jam thellesisht i bindur se partite politike politikanet shqiptare nese deshirojne qe vendi i tyre te ece ne rrugen e integrimit evropian do te duhet te ulen se bashku per te marre ato vendime qe kerkon interesi i perbashket i vendit por dhe ate qe pret vete BE nga Shqiperia - tha ai. Numri dy i parlamentit gjerman shprehu bindjen se politika shqiptare politikanet e ketij vendi do te dine ta vleresojne ne menyre objektive lenden e ketij progres-raporti per te nxjerre me pas konkluzionet konkrete pergjegjesite dhe angazhimin e tyre ne vijim. Ai ka vleresuar me tej marredheniet e mira mes Shqiperise dhe Gjermanise. Se fundi kemi pasur vizita te deputeteve shqiptare ne Bundestag po keshtu dhe deputetet tane kane qene ketu. Mund te permend dhe grupin e miqesise mes deputeteve nga te dy vendet por dua te mos le pa prekur dhe shkembimet qe kemi ne nivelin e administrates ku perfaqesues te pales shqiptare vijne ne Gjermani dhe njohin nga afer menyren e punes dhe te funksionimit te Bundestagut. Gjate kesaj vizite ne Tirane une kam pasur rastin qe dy here te takohem me Kryetaren e Parlamentit te Shqiperise Jozefina Topalli ne shoqerine dhe te deputeteve te tjere shqiptare ku kemi pasur diskutime shume te frytshme per te intensifikuar marredheniet dypaleshe - deklaroi ai.