Idrizi Integrimi i Shqiperise kerkon seriozitet politik
Kreu i Partise Drejtesi per Integrim dhe Unitet duke folur per progres-raportin theksoi se kjo ishte pasqyra e politikes shqiptare duke kerkuar qe te filloje sa me pare puna serioze per reformat. Progres-raporti i Komisionit Evropian eshte fotografia me profesionale me e qarte e zhvillimeve tona te brendshme. Kjo fotografi perftohet nga angazhimi i dhjetera specialisteve evropiane ne kuader te delegacionit evropian ne Tirane dhe per kete arsye ai duhet te merret seriozisht tash e tutje - deklaroi Idrizi. Sipas tij dy pikat kryesore te cilat penalizuan Shqiperine per marrjen e statusit kandidat ishin mungesa e dialogut politik si dhe bojkoti i opozites. Eumlshte e pafalshme pra qe klasa jone politike nuk po e arrin objektivin e integrimit per shkak te mungeses se nje detante politike pozite-opozite dhe mungeses se dialogut dhe per shkak te bojkotit. Eumlshte joserioze per klasen politike shqiptare qe te dalin ambasadoret perendimore dhe te thone se duhet te vendosni interesat e vendit mbi interesat partiake. Klasa politike e cdo vendi serioz e arrin nje detant per ligjet kryesore per zhvillimin e institucioneve ne emer te integrimit. Negociatat jane thelbi i politikes dhe jo konfkliktualiteti i ashper - vijoi kreu i PDIU-se. Ai beri thirrje per te gjitha forcat politike se integrimi i vendit duhet te jete ceshtja kryesore e vendit gjithashtu vleresoi hapjen e negociatave per liberalizimin e vizave per Kosoven. Integrimi evropian i vendit eshte gjithashtu nje objektiv strategjik eshte nje interes kombetar dhe ngadalesimi apo prapesimi i ritmeve te tij eshte nje cenim i ketij interesi. Megjithate progres- raporti ka dy lajme shpresedhenese hapjen e negociatave me Kosoven per liberalizimin e vizave dhe mundesine qe nese deri ne dhjetor do te kemi perparime Keshilli Evropian mund te vendose marrjen e statusit te vendit kandidat - tha nder te tjera kreu i PDIU-se. Idrizi ka kerkuar qe deri ne fund te dhjetorit te miratohet reforma zgjedhore e cila sipas tij duhet te jete gjitheperfshirese duke kerkuar qe politika shqiptare te filloje te mendoje seriozisht per te gjitha rekomandimet e progres-raportit.