Uollfarth per progres-raportin Mos humbni me kohe nisni dialogun

Partite politike duhet te pergatiten dhe te fillojne dialogun per reformen e Kodit Zgjedhor e cila duhet te nise pa humbur kohe. Te gjithe e degjuam progres-raportin e Komisionit Evropian
Kreu i OSBE-se Eugen Uollfarth ne nje interviste per televizionin Top-Channel u shpreh mjaft i shqetesuar per situaten politike ne te cilen ndodhet Shqiperia. Ai ka kerkuar qe palet te bashkepunojne me njera-tjetren dhe te lene menjane grindjet personale. Sipas tij Shqiperia ndodhet ne nje udhekryq te madh dhe ka ardhur momenti i duhur qe partite politike te ulen ne tryeze dhe te diskutojne per ceshtjet e rendesishme sic jane integrimi i vendit dhe reforma zgjedhore. Uollfarthi iu ka bere thirrje forcave politike qe te mos rrine me te terhequra por te nisin punen per integrimin e vendit pasi progres-raporti i KE-se vuri ne dukje te metat e politikes shqiptare. Partite politike duhet te pergatiten dhe te fillojne dialogun per reformen e Kodit Zgjedhor e cila duhet te nise pa humbur kohe. Te gjithe e degjuam progres-raportin e Komisionit Evropian. Shpresojme te kete nje efekt kthjellues por ajo qe veme re ne kete faze eshte se partite duket se nuk po levizin nga Palet duhet te fillojne dialogun. Nuk ka rendesi se ne cfare formati. Nuk ka rendesi nese behet ne menyre private apo publike. Zakonisht pergatitjet e mira fillojne privatisht - u shpreh Uollfarthi. Ndersa kerkoi nga socialistet qe te jene me shume aktive ne jeten politike pasi shume nga propozimet kane ardhur edhe nga opozita. Ai e cilesoi mese te nevojshem bashkepunimin politik ne kete situate pasi kjo do te ndikonte edhe ne te ardhmen e jetes politike dhe sociale te vendit tone. Ato nuk duhet te sillen sikur te ishin ne vitet 1914-1915 por te pergatiten per te ardhmen dhe te fillojne reformat midis te cilave eshte edhe reforma zgjedhore. Rregullorja e Kuvendit do te ishte nje fillim shume i mire dhe ka pasur propozime lidhur me kete. Propozimet kane ardhur edhe nga Partia Socialiste ne formen e nje katalogu i cili eshte i hapur dhe duhet te kontribuoje si baze per ate dialog qe nevojitet vertet per ta pergatitur Shqiperine per te ardhmen per zhvillimin e kesaj shoqerie per stabilizimin e institucioneve demokratike te cilat zakonisht varen nga zgjedhjet e mira. Duhet te shohim zgjedhje akoma me te mira ne te ardhmen. Ne kemi nevoje ti shohim ato populli shqiptar meriton ti shohe - vijoi me tej kreu i OSBE-se. Ndersa rrugezgjidhja e vetme qe kreu i OSBE-se jep per zgjidhjen e ketij ngerci eshte dialogu sipas tij partite politike duhet te lene menjane akuzat e anasjellta ne drejtim te njera-tjetres dhe te nisin dialogun. Ai thekson se pavaresisht se ne cfare forme do te jete dialogu ai eshte i vetmi celes per rrugezgjidhjen e ketij labirinti. Palet duhet te fillojne dialogun. Nuk ka rendesi se ne cfare formati. Nuk ka rendesi nese behet ne menyre private apo publike. Zakonisht pergatitjet e mira fillojne privatisht. Gjithashtu duhet te ndertohet besimi. Besimi duhet te zevendesoje mosbesimin dhe ky besim eshte i nevojshem per te ndertuar te ardhmen e Shqiperise. Une kam besim per kete dhe prezenca e OSBE-se mbetet gjithashtu e gatshme te jape mbeshtetjen e saj. Une kam besim se Shqiperia mund te pergatitet per te ardhmen por hapat duhet te ndermerren qe tani ora po ecen dhe kjo vlen edhe per reformen e Kodit Zgjedhor - tha Uollfarthi. Gjithashtu ai siguroi edhe njehere se Shqiperia ka mbeshtetjen e te gjithe Evropes per te vijuar rrugen e saj drejt integrimit por kjo mund te arrihet vetem atehere kur deshirat e te gjithe shqiptareve te perputhen ne nje te vetme integrim. Ajo qe duhet te kemi gjithnje parasysh eshte se shpejtesia e zhvillimit eshte ne doren e shqiptareve. Ne mund te japim keshilla jemi te gatshem te japim keshilla kemi edhe durimin per te dhene keshilla. Mbetet te shihet sa i duruar eshte populli shqiptar me ate qe po ndodh ne skenen politike. Ne do te donim te shihnim hapa me te shpejte. Njerezit e meritojne vendi e meriton dhe kjo do ti sherbeje edhe perparimit dhe sigurise ne rajon - perfundoi ambasadori Uollfarth.