Gati për viza

Qeveria e Kosovës duhet të pres deri në fund të kësaj vere që të njoftohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian se cilat kritere duhet t’i plotësojë për t’ju mundësuar qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza.
Këtë premtim e ka marrë Kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit që ka pasur të enjten në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen.
Asnjëri nga mikpritësit nuk ka folur për media pas takimit, kurse Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës po punojnë në përmbushjen e kritereve të BE’së për liberalizmin e vizave.
“Përfaqësuesit e Komisionit Europian kanë falënderuar Kryeministrin Hashim Thaçi për suksesin e arritur nga Qeveria e Kosovës në përmbushjen e kritereve teknike në funksion të pranimit të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Ata kanë siguruar që deri në fund të verës, pritet që Kosova të pranojë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas njoftimit, Thaçi ka thënë se Kosova ka ndërtuar raporte shumë të mira me fqinjët, me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si dhe është e interesuar të ndërtojë raporte të mira fqinjësore si dy shtete të pavarura edhe me Serbinë.
Siç kanë raportuar mediat, zyrtarët e BE’së i kanë qartësuar Kryeministrit Thaçi se duhet të miratohet Ligji për Riatdhesim dhe ri-integrimin e të kthyerve, rregullimin e regjistrit civil dhe nxjerrjen e pasaportave biometrike.
Po ashtu, Komisioni Europian ka mirëpritur deklarimet e Thaçit se askush nuk është mbi ligjin dhe kërkon nga institucionet të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX’in.
“Në takim me komisionarin e BE’së për Zgjerim, Stefan Fule, Kryeministri Thaçi është zotuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mirë me EULEX’in dhe Komisionin Europian, sidomos në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Megjithëkëtë, Zëdhënësi i NATO’s, Xhejms Aparthurai ka thënë se takimi ndërmjet Shefit të Qeverisë dhe zyrtarëve të Aleancës Veriatlantike, se situata në Kosovë po vazhdon të stabilizohet dhe me këtë do të vazhdojë edhe zvogëlimin i trupave të KFOR’it.
“NATO duhet të jetë plotësisht e bindur se në terren janë pjekur të gjitha kushtet që të niset me fazën e dytë. Faza e dytë do të thotë në reduktimin e trupave në gjithsej 5 mijë, por edhe në detyrat e “kthimit”, e kjo para se gjithash, do të thotë që forcat të jenë më të lëvizshme dhe të drejtuara në aksione lajmëruese”, ka thënë Zëdhënësi i NATO’s, Xhejms Aparthurai.
Ndryshe, Thaçi sot do të takohet me Kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, vendi i të cilit do ta kryesojë Presidencën e radhës të BE’së nga 1 korriku.