Beqja, deklaroi se në Shqipëri nuk ka rritje ekonomike

Ilir Beqja, deputeti PS deklaroi se në Shqipëri nuk ka rritje ekonomike, dhe se nuk ka një program të tregojë se Shqipëria nuk është në krizë, pasi vendi është në reçension. Beqja e deklaroi këtë fakt në edicionin e orës 20.00 përballë drejtorit të Informacionit Roland Qafoku, duke shtuar se kanë veshtirësi financat, bizneset e vogla, dhe familjet, pasi nuk pritet që të rifillojë ringritja. Beqja akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë Ministrin e Financave Ridvan Bode, ku ka deklaruar në Ora News se në tre mujorin e fundit të vitit 2009 ka patur një ritje të ekonomisë me 0.8%, Por në të vërtetë rritja e vitit 2009 nuk e ka kaluar 0.7%. Ministri i Finacave e konkretizoi këtë me një shembull se ku një sipërmarrës ia ka dalë me riciklimin e letrës, dhe sekryeministri gjendet për të prerë shirita. Shifrat nuk janë tonat por janë të publikuar nga ministria e financave dhe janë të bazuara gjatë 5 mujorit. Ne bazë të burime zyrtare të qeverisë, opinjonit i kanë rënë ndjeshmëria e ndërsa media është në gjumë citoi ai. Ai nuk la pas edhe një detaj, se kriza ekonomike që ka prekur të gjithë vendet, nuk mund të përjashtonte as Shqipërinë. Por ndërsa në këto vende borxhet janë të fshehura, rasti tipik i Bullgarisë, statistikat në Shqipëri janë kampione në fshehjen e të dhënave.