E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklim në LDK

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë reflektuar pas katër viteve, kur kjo parti u nda, me karrige.

Kuvendi i Gjashtë i LDK’së në vitin 2006 i cili rezultoi me ndarjen e partisë u pat arsyetuar nga krerët aktual të LDK’së si pastrim prej njerëzve të harxhuar.

Katër vjet pas, krerët aktualë të LDK’së po bëjnë çmos që t’i kthejnë figurat e “harxhuara”, të përjashtuara më 2006.

Në këtë mision madje është angazhuar edhe vet Kryetari i ngrirë i LDK’së, Presidenti Fatmir Sejdiu.

Nënkryetari i Parë i LDK’së, Eqrem Kryeziu thotë se është mirë që së shpejti edhe vet Nexhat Daci të takohet me Fatmir Sejdiun.

“Nuk do të ishte fare keq me u taku edhe zotni Daci me Sejdiun, ajo nuk është kundërvajtje”, ka thënë ai të enjten për Express.

Kryeziu thotë se nuk do të ishte kundër që edhe Nexhat Daci të kthehet në LDK, së bashku me tjerët, por me një përvojë tashmë tjetër, pas gjithë atyre çfarë kanë ndodhur në vitin 2006.

“Si unë si zotni Daci do duhej të kishim mësuar diçka nga gjithë kjo përvojë. Sepse, me thanë të drejtën, do të ishte shumë mirë që ta forcojmë Lidhjen Demokratike si një parti civile sepse është në të mirë të Kosovës”, tha Kryeziu.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›