E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi: Mungesa e ujit nga thatësira, penalizime shpërdoruesve

TIRANË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, Sait Dollapi deklaroi sot se mungesa e ujit në disa zona të kryeqytetit vjen si pasojë e thatësirës së gjatë dhe shpërdorimit masiv që i bëhet ujit nga qytetarët.

“Është bërë një kohë e gjatë në të cilën burimet e Selitës dhe të Shën Mërisë të cilat janë dy burimet kryesore të furnizimit me 30% në kryeqytet. Sasia e prurjeve në këto burime është ulur me nivele minimale. Është hera e parë që gjatë këtyre 50 viteve që këto dy burime kanë këtë nivel prurjesh dhe këtë sasi uji në dispozicion të qytetarëve. Kjo vjen për dy arsye: Epara është thatësira e tjezgjatur, e dyta është shpërdorimi i ujit, që ndodh masivisht në Tiranë”, tha Dollapi.

Kreu i Ujësjellësit i bëri thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin në mënyrë të kontrolluar, ndërsa shtoi se do të ketë gjoba për ata që e shpërdorojnë ujin.
“Gjej rastin t’u bëj një thirrje qytetarëve të Tiranës që të administrojnë ujin, të mos e përdorin jashtë destinacionit të përcaktuar. Ne do marrim masa ekstreme për ata që abuzojnë dhe shpërdorojnë ujin. Do vendosim gjoba nga 100 mijë lëkë të vjetra deri në 1000 lekë të vjetra për shkelësit”, vijoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›