E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Do rrëzojmë murin e kuotave të grave

Topalli dhe Tahiri

Kryetarja e Kuvendit deklaroi dje se fuqizimi i gruas shqiptare është fuqizimi i vetë shoqërisë. Në Forumin politik të grave të rajonit, organizuar në Tiranë nga Lidhja Demokratike e Gruas, kryetarja e Kuvendit theksoi se përfaqësimi është një çështje e së drejtës. Unë jam e kënaqur që jam e rrethuar nga ministre, zv.kryeministre, deputete, zonja të cilat janë lidere në fushat e tyre. Por kjo është e pamjaftueshme, sepse kjo është shumë më pak se sa ajo që ne jemi në shoqëri. Ndaj dhe duke iu referuar takimit të fundit, ne do të rrëzojmë murin që u vendos kuota grave. Çështja e grave është një çështje e përfaqësimit, çështja e përfaqësimit është çështje e së drejtës. Për sa kohë që jemi gjysma e shoqërisë, gjysma e përfaqësimit duhet të jemi kudo në ekonomi, në biznes, në banka, u shpreh kryeparlamentarja. Sipas saj, natyrisht që ne vërejmë që, kur flitet për burra, atyre u falen defektet, për ata mbyllet një sy kur është fjala edhe për korrupsion, kur është fjala edhe për mosangazhim total. Kur flitet për gratë, ato shikohen të milimetruara në çdo moment të ditës, të sjelljes së tyre. Sigurisht, nuk hezitojnë të thonë nëse është e shkurtër apo e gjatë, brune apo bionde, është një gjë apo një tjetër, e re apo e vjetër. Por nuk thonë atë që është e vërteta e madhe: kur gruaja beson, ajo lufton me gjithë forcën deri në fund dhe nuk dorëzohet kurrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›