Topalli: Edhe në SHBA votohet hapur. Parlamenti i ri nuk mbaron për 100 vjetorin e Pavarësisë
Kryetarja e Kuvendit, e vënë sërish nën kritika nga Komisioni Europian për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, që asfiksojnë opozitën dhe zhdukin votën e lirë, është përgjigjur duke thënë se edhe në SHBA votojnë hapur. Topalli ndodhet për vizitë në SHBA dhe është intervistuar nga Zëri i Amerikës.
Zëri i Amerikës-Zonja Topalli, sot u zhvillua takimi i organizuar në kuadrin e Forumit të Demokracisë, ku ju morët pjesë dhe madje patët edhe një ligjëratë. A mund të na njihni shkurtimisht mbi zhvillimet e këtij takimi?
Jozefina Topalli-Është një forum që ka lindur prej tre vitesh, janë bërë dy asamble, janë asambletë e forumit për demokraci, dhe kjo e sotmja ishte një nivel më i lartë, pra, asambleja e forumit të demokracisë, ajo zhvillohet në kuadrin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ku të gjitha parlamentet e botës në bazë të një rezolute të Kombeve të Bashkuara duhet ta celebrojnë si një ditë në të cilët duhet të reflektosh, në mënyrë të veçantë për sfidat, që ne të gjithë bashkë po kalojmë, në kushtet kur në disa pjesë të botës ka vende të tjera që janë në rrugën e tranzicionit, duke shembur regjimet autoritare dhe duke besuar se do të shkojnë drejt rrugës së demokracisë. Forumi për Demokraci u drejtua nga vetë Kryetari i Kongresit Amerikan, zoti Boehner, u diskutua se si do të forcohet ky parlamentarizëm, e cila është zemra, tik-taku i demokracisë, i cili është institucioni kyç në të tilla vende dhe se si ato vende që kanë eksperiencën e tyre siç është ajo shqiptare për shembull, e cila është në 20-vjetorin e lirisë dhe rrëzimit të një regjimi mizor dhe jo human. Duke pasur model çfarë do të thotë të kesh liri, se si funksionon liria dhe cilat janë benefitet që ajo sjell me vete. Modeli i Shqipërisë besoj se është një model i jashtëzakonshëm dhe të gjitha takimet që kam pasur dje me kongresmenë apo me autoritete të tjera e shohin Shqipërinë si një vend unik, që në periudhën më të shkurtër ka bërë rrugën më të gjatë. Padyshim me pengesat e saj për të arritur aty ku është sot një vend anëtar i NATO-s, një vend që ka bërë të mundur për shkak të reformave lëvizjen e lirë të qytetarëve që në fund të fundit është një dimension tjetër i jashtëzakonshëm i magjisë së lirisë.
Zëri i Amerikës- Të kthemi pak tek zhvillimet në Shqipëri, sot kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike i ka dërguar një letër kryetarit të Grupit parlamentar socialist zotit Ruçi, ku i ofron dorën e bashkëpunimit për çështjen e reformës zgjedhore. Kur pritet të fillojë konkretisht ky dialog?
Jozefina Topalli-Ka dy vite që është ofruar dora. Në fakt, unë realisht në një sistem funksional, ku mendohet që mazhorancë dhe opozitë janë të ndërgjegjshme ndaj përgjegjësive që kanë ndaj qytetarëve të tyre, nuk është nevoja që ti shtrihet dora se e kanë për detyrë kushtetuese, është betimi që kanë bërë ditën që kanë marrë mandatin për të bërë detyrën. Megjithatë unë dua ta shoh si një diçka pozitive atë që zoti Rama ka thënë përpara disa ditëve, i cili tha se duhet të heqim dorë në një farë mënyre nga bllokimi që i kemi bërë deri tani integrimit të vendit, sepse kjo është e vërtetë. Prej dy vitesh për shkak të bojkotit dhe bllokimit që opozita i ka bërë Parlamentit ishte një strategji që zoti Rama kishte zgjedhur dhe që ai e quante të suksesshme. Megjithëse votat e shqiptarëve flasin të kundërtën qoftë edhe më datë 8 maj. Gjithsesi unë do ta shoh pozitivisht, dua të kërkoj që të jetë luajal me fjalët që thotë. Pavarësisht se fjala në hapje të këtij sesioni e kryetarit të Grupit parlamentar, që në fakt ishte fjala e zotit Rama, pra ishte copy paste e fjalimeve të tyre para dy viteve. Megjithatë le të mos paragjykojmë, unë jam e prirur me një dëshirë të madhe për ta parë pozitivisht. Ne kemi përpara një axhendë me reforma shumë të rëndësishme, të cilat janë në kalendarë në programin e punës. Është shumë e rëndësishme që zoti Patozi ka kërkuar dhe konsensusin e Partisë Socialiste dhe unë nuk mund ta mendoj se Partia Socialiste mund të refuzojë ftesën që të dy bashkë ti kërkojnë mbështetje dhe asistencë si ODIHR, ashtu dhe Komisionit të Venecias për të shkuar drejt një përmirësimi dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, për të cilat unë mendoj se puna duhet të tregohet konkretisht, për të ikur nga fjalët dhe për të kaluar konkretisht tek veprimet reale.
Zëri i Amerikës- Të qëndrojmë pak tek propozimi i socialistëve për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit. Rregullorja aktuale është miratuar vetëm nga shumica në kushtet kur opozita nuk ishte në Parlament. Këto ndryshime pritet të paraqiten të hënën zyrtarisht, a pritet të merren parasysh nga ana e mazhorancës këto ndryshime?
Jozefina Topalli-Së pari, dua të them se mazhoranca është gjithmonë e hapur për të diskutuar nëse është puna për të përsosur standardet. E them këtë, ne duhet të jemi njerëz që duhet të themi të vërtetën, Rregullorja e Kuvendit është një rregullore, e cila është bërë me konsensusin e të dy palëve. Pas vitit 2009 ka pasur dy pika që janë ndryshuar, e para ka lidhje me dekretet për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, që nga një votim i mbyllur sekret i fshehur është bërë një votim transparent i hapur ashtu siç ndodh në vendin tuaj. Dhe e dyta, ka qenë që pikat jashtë rendit të ditës të kalojnë në fund të rendit të ditës, nuk mund të jenë pikat që janë jashtë rendit të ditës përpara çdo çështjeje, që është në rendin e ditës, nuk ka as sens, nuk është as racionale, nuk ndodh në asnjë vend, as në Bashkimin Europian, aq më pak në vendin tuaj.
Zëri i Amerikës- Pra, ju do ti shqyrtoni këto kërkesa të opozitës?
Jozefina Topalli-Ajo që dua të them, unë sapo jam kthyer nga një takim që kam pasur në zyrën e spikerit të Kongresit amerikan, pata mundësi të flas me bashkëpunëtorët më të ngushtë të zotit Berner. Jo se nuk e dija, jo më kot i kërkova atyre dhe unë jam shumë e kënaqur që ato treguan gatishmërinë për të sjellë një grup deputetësh nga mazhoranca dhe opozita për të bërë një vizitë në Kongresin amerikan, për të parë ato vetë se si votohen gjykatësit. Në Kongresin amerikan mbizotëron parimi i transparencës, në Kongresin amerikan nuk imagjinohet që të votohet në mënyrë të fshehtë, sepse deputeti duhet të tregojë përgjegjësi përballë qytetarëve që e kanë zgjedhur. A ruan ai qëndrimin që duan ato qytetarë që e kanë zgjedhur apo jo dhe në këtë kuptim jo vetëm që gjykatësit zgjidhen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe kurrë me votë të fshehtë. Edhe kryetarja e Parlamentit zgjidhet me votë nominale dhe nëse kemi bërë ne një ndryshim, ai është një ndryshim që ka çuar në një standard më të lartë, qoftë për emërimin në mënyrë transparente pa asnjë hije, ashtu siç bëhet në Senatin amerikan, qoftë për faktit që çështjet jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më prioritare se kalendari dhe axhenda e reformave që i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Zëri i Amerikës-Zonja Topalli, në Shqipëri ka mbizotëruar një klimë konfliktuale në politikën shqiptare. Ju si Kryetare e Parlamentit, që natyrisht jeni pjesë e mazhorancës, por jeni kryetare e të gjithë Parlamentit të Shqipërisë, çfarë roli do të luani në mënyrë që ky tension që ka ekzistuar në Parlamentin e Shqipërisë të zbutet?
Jozefina Topalli-Kryetari i Kuvendit përpiqet të jetë sa më inkluziv, por realisht që të gjithë të drejtën dhe hapësirën opozitës ia jep Rregullorja. Pra, Rregullorja jonë është një nga Rregulloret më moderne, është bërë bashkë me OSBE duke marrë për model Rregulloren e Parlamentit Europian. Kjo Rregullore jep mundësi për interpelanca,