E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi për kombësinë, Ngjela: Ka ende shpirt patriotik

TIRANË-Shenjë optimizmi se në vend ka ende shpirt patriotik. Kështu e ka quajtur sot kreu i partisë Ligj me Drejtësi Spartak Ngjela vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, në favor të kombësisë, duke përshëndetur rrëzimin e dispozitave për këtë cështje në ligjin e Gjendjes Civile.

E përshëndes vendimin, duke theksuar se në gjithë këtë peshë të rëndë antikombëtare të ushtruar nga kryeministri, shqiptarët panë se në insitucionet e tyre dhe në më kryesoret paska ende shpirt patriotik. Ky duhet të jetë opotizmizëm- tha Ngjela.

Sipas tij, nëse kryeministri kërkon të ndihmojë në shitje me interesat individuale fqinjtë ose të tjerëm le të japë para, duke qenë se është shteti i dytë më i fuqishëm në botë. Meqë vjen pas Gjermanisë, të japë para por të mos u shesë njerëz. Kjo është ndërmarrje e rëndë antikombëtare e një qeverie që shumë shpejt do të përballet me popullin e saj- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›