E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bën thirrje për qetësi në veri

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë të shmangin veprimet e dhunshme në veri të vendit.

Ne jemi sinqerisht të shqetësuar me situatën atje. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga çdo lloj i retorikës nxitëse , ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

Komentet e tij vijnë pas vendosjes së doganierëve dhe policëve të Kosovës e të EULEX-it në vendkalimet kufitare në veri, si dhe bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve lokalë atje.

Toner ka mirëpritur përpjekjet e KFOR-it dhe të policisë evropiane për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave në kufirin Kosovë-Serbi.

Është e kuptueshme se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është në interes të Kosovës dhe Serbisë. Andaj, çdo postbllok dhe barrikadë shërben vetëm për të penguar dhe kufizuar jetën e përditshme të popullit të Kosovës e të Serbisë, ka thënë Toner.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›