Topalli: Edi Rama i përbuz njerëzit e thjeshtë, me emrin e Berishës lidhet çdo ndryshim epokal i këtij vendi

Nënkryetarja e PD gjatë mitingut madhështor në Shkodër
Nga ana e saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se Edi Rama duhet të kërkojë falje për ato që ka bërë ndaj shqiptarëve, ndërsa shtoi se kryesocialisti protestoi për heqjen e vizave dhe për këtë ai duhet të ndëshkohet me votë. Sipas saj ai është njeriu që nuk do familjen e tij, që përdor nënën për politikë e djalin për pushtet. “Edi Rama do marrë verdiktin final më 23 qershor. Një 50 vjeçar që nuk duron as ti thuash shok as zotëri, një burrë 50 vjeç që sa herë ka zgjedhje del e kërkon një grua, ai nuk është si ju, por një burrë që keqpërdor nënë e tij për politikë, ai keqpërdor jo vetëm djalin, por edhe sëmundjen e tij për pushtetin e tij, ky njeri është i rrezikshëm. Më të shtrenjtë se familja nuk ka, po si mund të përdorë nënën për politikë? Si mund të përdoret fëmija për pushtet? Ai që nuk do familjen si mund të dojë socialistët?”- theksoi Topalli.