E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Fuqizimi i rolit të gruas, kusht për një shoqëri demokratike

20-04-2012 / Gazeta 55

Tryeza Rajonale e Forumeve të Grave: Të rrëzohet muri që u vendos kuota grave

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha sot në tryezën rajonale për rolin e gruas në vendim-marrje, se “fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri është një çështje e rëndësishme dhe se duhet të rrëzohet muri që u vendos kuota grave”. 

“Roli i gruas në vendim-marrje është i pamjaftueshëm, sepse kjo është shumë e pakët nga ajo sa jemi në shoqëri. Duhet të rrëzojmë murin që i vendos kuota grave. Çështja e grave nuk është çështje e përfaqësimit, bëhet fjalë për çështje të së drejtës, ndaj nuk duhet të ketë kufizime. Për sa kohë jemi gjysma e shoqërisë, gjysma duhet të jemi kudo, në biznes, banka, administratë, në vendimmarrje e kudo”, tha Topalli. 

Kryeparlamentarja Topalli theksoi se për këtë duhet solidaritet mes grave, që jo gjithnjë ekziston. 

“Ne vëme re që kur flitet për burra u falen defektet, mbyllet një sy edhe kur është fjala për korrupsion e mos angazhim total, gratë shikohen të milimetruara në çdo moment dhe nuk hezitojnë të bëjnë gjithë komentet, por nuk thonë të vërtetën e madhe, kur gruaja beson, ajo lufton deri në fund dhe e arrin”, tha Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›