Wollfarth: Korrupsioni mbizotërues tek partitë politike

I pranishëm në një takim me temë “Roli i medias në luftën kundër korrupsionit”, theksoi gjithashtu se, me një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin ekonomik dhe shoqëror, lufta kundër korrupsionit është përparësi e rëndësishme për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
"Korrupsioni mbetet mbizotërues në disa sektorë në Shqipëri si transparenca me financimet e partive ku KQZ nuk i ka mjetet e duhura për të hetuar burimet finaciare, baza e paqarte ligjore në përforcimin e të drejtave të pronësisë", theksoi ai.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së theksoi se "mbetet ende për t’u krijuar një histori bindëse e aktgjykimeve dhe dënimeve të forta dhe të duhura, ose gjobave në rastet e korrupsionit si dhe trajtimi i prerë dhe transparent i rasteve kur pretendohet se ka pasur korrupsion, pavarësisht nga statusi i të akuzuarve, është një tregues i rëndësishëm i pavarësisë së gjyqësorit".
Për këtë arsye, ai është një problem shumë i madh për vendin dhe se media duhet të jetë pararojë. "Një media e lirë duhet të shërbejë si një kundërpeshë e fortë dhe e gjallë ndaj korrupsionit në jetën publike dhe për këtë arsye ajo meriton mbrojtje të veçantë pasi ata janë përgjegjës për raportimin e fakteve dhe jo për marrjen e rolit të gjyqtarit dhe jurisë", përfundoi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-17 14:18
[